Evropa në Fokus (05.10.2008)
6 Tetor 2008Reklamë
Mjekja dhe themeluesja e shoqatës Medica Mondiale, Monika Hauser, u nderua ditën e mërkurë me çmimin alternativ Nobel. Medica Mondiale punon që prej 15 vjetësh me gra të traumatizuara në gjithë botën dhe lufton për të drejtat e tyre.
Shumë para janë derdhur në tregje, bankat monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë dhe në Azi ndërkohë kanë vënë në dispozicion miliarda por deri tani pa sukses. Dhe bursat vazhdojnë edhe më tej të shpresojnë tek ndihmat miliardëshe të qeverisë amerikane. Të martën lidhur me gjendjen e krijuar u shpreh edhe përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, i cili doli me kërkesa të qarta për mbarë botën financiare. Christoph Kober