Evropa në fokus (12.10.2008)
13 Tetor 2008Reklamë
Bashkimi Europian ka një shumëllojshmëri territoriale të jashtëzakonshme: nga Tundra e ngrirë në rrethin polar deri në Guyanas, nga alpet deri në ishujt grekë, nga metropolet e njohura, Londër dhe Paris, deri në qytezat dhe fshatrat e vjetër shekullorë. Mes shteteve të vetmuara dhe mes 268 rajoneve të tyre egzistojnë dallime të mëdha ekonomike dhe sociale. Sheshimi i këtyre diferencimeve është detyrë e politikës rajonale të BE-së.
Këtë javë komisarja për politikën rajonale të BE-së, Danuta Hübner, prezantoi një bilanc të përpjekjeve të bëra deri tani. Anke Hagedorn
Në Bashkimin Evropian vlen e drejta evropiane. Kjo ka prioritet kundrejt legjislacionit kombëtar të vendeve antare. Mbrotja e së drejtës së përbashkët evropiane është detyrë e Gjykatës Evropiane me seli në Luksemburg. Kjo është gjykata më e lartë e BE-së dhe përbëhet nga 27 gjyqtarë. Më 7 tetor kjo gjykatë festoi jubileun e 50 vjetorit. Çfarë bën konretisht kjo gjykatë? Këtë e shpjegon avokatja ndihmëse e trupit gjykues, juristja gjermane Juliane Kokott. Me zonj. Kokott bisedoi Katrin Brand