1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa në fokus (27.10. 2008)

27 Tetor 2008

Këtë javë me debatin mbi rrogat e larta të menaxherëve, xhaminë më të madhe në Evropë, ndërtuar në Grosny, dhe përmirësimin e kushteve për punëtorët e pajtuar përkohësisht.

I- Në vazhdën e krizës financiare diskutimi mbi rrogat e larta të menaxherëve është ndezur edhe në Gjermani. Ata fitojnë miliona ndërkohë që të tjera duhet t'ja dalin me disa qindra euro në muaj. Një studim i fundit i Organizatës për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin, OECD, tregon qartë: rritja drastike e rrogave të menaxherëve në vitet e fundit në Gjermani ka sjellë një rritje pamasë të pabarazisë. Peter Hille

II- Në kryeqytetin çeçen, Grosny para pak ditësh është hapur xhamija më e madhe në Evropë. Ajo mban emrin e presidentit çeçen të vrarë në vitin 2004 në një atentat terrorist dhe babait të presidentit aktual, Ramsan Kadyrov. Ester Hartbrich

III- Parlamenti Evropian ka miratuar kornizën ligjore, e cila përcakton kushtet për punëtorët e pajtuar përkohësisht. Në shumë vende evropiane dhe shumë fusha ekonomike kërkohen punëtorë të marrë borxh, por ata nuk janë të barabartë me punëtorët me kontratë të rregullt. Dallimi i parë ka të bëjë me rrogat, të cilat janë shumë më të ulta. Rregullat e reja të Parlamentit Evropian do të duhej të ndihmojnë në këtë drejtim, informon Katrin Brand .

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW