Evropa në fokus
22 Dhjetor 20081. Në Bashkimin Evropian çdo gjashtë muaj bëhet ndryshimi i presidencës me kontraste interesante. Presidenti francez, turboevropiani Nikola Sarkozi pasohet tani nga çeku, po aq energjik, por skeptik ndaj Evropës, Mirek Topolanek. Topolanek do të jetë në krye të presidencës së BE për gjashtë muaj. Në vendin e tij Topolanek ka një bazë të pasigurt pushtet në Çeki. Peter Hornung
2. Më 18 dhjetor u përkujtua Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve e përcaktuar në vitin 2002 nga OKB-ja si ditë reflektimi dhe detyrimesh ndaj emigrantëve në të gjithë botën. Për Deutsche Welle-n mbi këtë temë shprehet eurodeputetja socialiste greke, Marinela Kapo. Ajo ka shtruar çështjen e së drejtës së nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve në Komisionin Evropian. Kapo kritikon qeverinë greke që e refuzon këtë të drejtë. Niko Anagnosti