Fëmijë opo karrierë?
13 Mars 2013Kush dëshiron të ngjisë shkallët e karrierës duhet të zhytet në punë, të punojë jashtë orarit për të bërë përshtypje më të mirë te shefat, të bëjë specializime jashtë vendit etj. Fatkeqësisht, këto hapa korrespondojnë me periudhën në të cilën njerëzit mendojnë për krijimin e familjes. Veçanërisht për gratë ambicioze, ky është një problem gati i pazgjidhshëm: fëmijë opo karrierë. Edhe dikush që kujdeset për të afërmit e sëmurë, është në një dilemë të ngjashme. Gradualisht kompanitë po e kuptojnë që janë më tërheqëse me modele fleksibile të kohës së punës për punëtorët e mirë. Nga një situatë e tillë mund të përfitojnë të dyja palët.
Tërheqëse për të dyja palët
Robert Bosch GmbH prodhon pajisje për industrinë e automobilave dhe ka më shumë se 302.000 të punësuar. Në kompani, ka më shumë se 100 modele pune me kohë të pjesshme, që janë ideuar nga punonjësit, menaxhimi dhe përfaqësuesit e punonjësve, thotë Heidi Stock drejtuese e qendrës së koordinimit.
Puna nga shtëpia përmes kompjuterit, ose punësimi me kohë të pjesshme janë vetëm disa mënyra për t'iu përgjigjur nevojave të punonjësve gjë që i bën edhe kompanitë tërheqëse për punëtorë të kualifikuar. Ndërkohë, një në katër femra në pozicione drejtuese punojnë për Bosch-in me kohë të pjesshme, dhe më shumë se 50 për qind e të punësuarve që janë me lejen për rritjen e fëmijës janë meshkuj. Heidi Stock thotë: "Ajo që ne duam nga njerëzit është të bëjmë marrëveshje: Ku duhet të punojnë dhe në ç'ditë, a mund të vijnë kur kemi ndonjë herë një takim të rëndësishëm. Prej fleksibilitetit përfitojnë të dyja palët "
Më shumë baza ligjore
Megjithatë mbështetja vetëm në shembujt e mirë dhe tek shpresat se kultura e korporatave në Gjermani do të bëhet më shumë miqësore ndaj familjes nuk mjafton, thotë Miriam Hoheisel. Ajo mendon se duhen nxjerrë ligje që u mundësojnë me ligj prindërve të thonë fjalën e tyre në hartimin e modeleve të punës me kohë të pjesshme.
Gjithashtu duhet të - sidomos për gratë - që të sanksionohet me ligj mundësia e rikthimit nga një punë e përkohshme me kohë të pjesshme në punë me kohë të plotë, përndryshe mund punësimi me kohë të pjesshme mund të shndërrohet në grackë: "Shumë njerëz duan, që kur fëmijët janë rritur dhe mund t'i çojnë në kopsht të punojnë sërish me ngarkesën e dikurshme. Por aktualisht ata nuk e kanë këtë si të drejtë dhe ky është një problem i madh në praktikë."
Tema e "bashkërendimit të familjes dhe të punës" do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme në fushatën e ardhshme zgjedhore në Gjermani.