"Fëmija i një miku apo studenti më i mirë”
14 Maj 2011
Sektori komercial dhe ai akademik po përballen me një problem të përbashkët. Kompanitë kërkojnë staf të kualifikuar, por universitetet ofrojnë më shumë teori dhe shumë pak praktikë. Të tilla janë rezultatet e hulumtimit të kryer nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, të bërë në komunitetin e biznesit. Të rinjtë kanë nevojë për trajnim shtesë, konstatojnë përfaqësuesit e kompanive. Të diplomuarit kanë aftësi të dobët të komunikimit, dobët e njohin gjuhën angleze, por kanë mangësi edhe në gjuhën amtare. "Studentët përfundojnë studimet dhe marrin diploma magjistrash, por për fat të keq ne kemi përvoja shumë të hidhura me personel të kualifikuar me gradë më të lartë të cilët kanë shumë pak njohuri praktike," thotë konsulentja Biljana Acevska.
Sipas Iskra Trajkovskës, menaxhere në sektoritn e burimeve njerëzore të teknologjisë së informacionit, një nga zgjidhjet e mundshme për të kapërcyer këtë situatë është futja e këshilltarëve për karierë të cilët do t'i përgatitin studentët për atë që ata në të ardhmen kompania i pret. "Kur studentët vijnë në në kompani, ata praktikisht janë të humbur. Nuk dijnë asgjë kompaninë, nuk dijnë çfarë të bëjnë, nga t'ia fillojnë, çfarë duhet mësuar, ku duhet të angazhohen, si të sillen. Unë mendoj se është diçka që ne si komunitet i biznesit, së bashku me fakultetet duhet ta marrim parasysh këtë dhe angazhojmë këshilltarë për karrierë në secilin universitet, të cilët do të jenë përgjegjës për përgatitjen e studentëve."
Për të plotësuar nevojat e bizneseve, universitetet dhe komuniteti i biznesit sëbashku duhet të ofronjë trajnim të përbashkët për studentët, tha Borçe Davitkovski - Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Shkup. "Vetëm me dhënien e Diplomës detyrimi ynë edukativ nuk përfundon. Ne duhet së bashku me komunitetin e biznesit të biem në dakord, që varësisht nga profesioni, stiudentëve sadopak t'ju ofrojmë pak trajnim, për të përmbushur nevojat e biznesit."
Kompanitë jashtë vendit konkurrojnë për studentët më të mirë
Ilija Çulev është në semestrin e dhjetë në Universitetin Teknik në Vjenë. Për Dojçe Vellen ai shpjegon mbi planin austriak për studentët. Sipas tij plani është mjaft fleksibil, ndryshohet, plotësohet por është gjithmonë në hap me nevojat e industrisë: "Shpesh ndodh që detyrat e provimit të jenë probleme konkrete me të cilat firmat përballen. Qëllimi është që studentët të përgatiten për hapin e ardhshëm – punën. Në këtë mënyrë Gjermania dhe Austria mbeten edhe më tej udhëheqësit në arsimin teknik në botë ".
Studentët më të mirë gjithmonë janë në shënjestër të kompanive më të mira austriake.
Ilija Çulev me këtë rast vuri në dukje se kompanitë austriake janë gjithmonë në luftë për studentët më të mirë. "Dy herë në vit kompanitë organizojnë panaire në universitete, ku studenti ka mundësinë që drejtpërdrejtë ta paraqesë CV-në dhe të aplikojë për punë."
Esad Rahiç është drejtor i marketingut në Universitetin FON. Sipas tij, ky universitet është një hap përpara të tjerëve në sigurimin e lidhjeve në mes bizneseve dhe studentëve. "Të gjithë studentët janë intervistuar nga biznesmenët. Biznesmenët mëtë suksesshëm i kemi sjellur këtu për të mbajtur ligjërata para studentëve. Ata kanë vënë re disa studentë të cilët tani më janë duke shkuar për të ushtruar në këto kompani dhe nëse çdo gjë është në rregull, ata do të mbeten për në ato kompani“.
Nevoja për të punësuar të kualifikuar
Megjithatë Esad Rahiç konsideron se gjendja e përgjithshme është e palakmusheme për shkak të problemeve në organizatën studentore dhe për shakk të vetëdijes të të rinjve. "Në kohën kur studentët në botë janë forca lëvizëse, unë besoj se studentët tanë janë të margjinalizuar për shak të vullnetit të tyre. Tek ata mungon dëshira për të provuar apo për të korrigjuar situatën në shoqëri“.
Esad Rahiç komenton edhe punën e komunitetit të biznesit. Ai akuzon kompanitë që nuk e kuptojnë sa duhet thelbin e biznesit: "Ata ende funksionojnë si një komunitet fisi apo si një familje. Në kuadër të kompanisë së vet, ai do të jetë në gjendje më parë të punësojë një mik, fëmiun e mikut, nipin e vet por asesi nuk do të punësojë studentin e cilësisë më të mirë. Kjo prirje sipas meje është vetëshkatërruese, të cilën dalëngadalë po e tejkalon Maqedonia“ vlerëson Rahiç duke shtuar se koha dhe globalizimi do të kontrbuojnë që studentët e Maqedonisë ta kuptojnë vlerën e tyre.
Autor: Vlladimir Kalinski / Qeriman Bekteshi
Redaktoi: Aida Cama