1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fajon: Bosnja dhe Hercegovina duhet kandidate për në BE

30 Nëntor 2022

Në Slloveni i kushtohet vëmendje e veçantë Ballkanit Perëndimor, ku ka pasur luftëra të përgjakshme 20 apo 30 vjet më parë. Ka shumë paqëndrueshmëri, pasiguri dhe tension, thotë Tanja Fajon për DW.

Rumänien Bukarest | Treffen der NATO-Außenminister | Tanja Fajon, Slowenien
Fotografi: Andreea Alexandru/AP Photo/picture alliance

Deutsche Welle: Çështja se si ta ndihmojmë Ukrainën të rivendosë infrastrukturën e saj energjetike është në qendër të agjendës këtu në Bukuresht dhe aleatët po përpiqen të koordinohen më mirë. Çfarë ka ndërmend të bëjë Sllovenia?

Tanja Fajon: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ne e kemi mbështetur plotësisht Ukrainën në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Për ne është e rëndësishme që qytetarët ta ndiejnë këtë mbështetje jo vetëm moralisht, por edhe ne të ofrojmë ndihmën tonë ushtarake, humanitare dhe materiale. Prandaj, Sllovenia ofroi mbështetje të konsiderueshme financiare. Së fundmi ne iu bashkuam programit ushqimor për Ukrainën me një milion euro. Kjo është diçka që ne mund ta bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, veçanërisht tani me rindërtimin e infrastrukturës energjetike dhe ujore. Dimri po vjen. E dini, ne kemi përvojën tonë në luftë dhe njerëzit nuk duhet të vuajnë. Viktima të agresionit të tmerrshëm, agresionit rus, luftës ilegale ruse në Ukrainë. Dhe ne do të vazhdojmë gjithmonë të mbrojmë paqen.

Deutsche Welle: Ju keni dërguar tashmë tanke të prodhimit sovjetik në Ukrainë, por Ukraina tani po thotë se ajo që ka nevojë janë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot. A mendoni se aleatët e NATO-s duhet të mendojnë për këtë?

Takimi i MJ të Natos, Bukuresht, 29.11.2022Fotografi: Daniel Mihailescu/AFP/Getty Images

Tanja Fajon: I takon aleancës së NATO-s dhe shteteve anëtare individuale të vendosin. Por dje dëgjova shumë angazhime dhe plane që aleatët e NATO-s do ta ndihmojnë Ukrainën për aq kohë sa duhet. Sllovenia është një vend i vogël. Ne arritëm të ndihmojmë duke siguruar pajisje ushtarake brenda mundësive tona. Nuk është e madhe, por ne kemi dorëzuar gjëra të rëndësishme për Ukrainën dhe tani po diskutojmë të ardhmen e ndihmës materiale dhe humanitare, e cila është gjithashtu e nevojshme para dimrit.

Deutsche Welle: Dhe sot aleatët po takohen me ministrat e jashtëm të Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Partnerë të cënueshëm. Si mund t'i mbështesë NATO-ja dhe sa e rëndësishme është mbështetja e tyre?

Tanja Fajon: Po flasim me ministra nga Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Këto janë vende në rrezik. Për shkak të luftës në Ukrainë, ju e dini që në Slloveni i kushtojmë vëmendje të veçantë rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse ky është rajoni që ka parë luftëra të përgjakshme 20 apo 30 vjet më parë. Dhe ne kemi shumë paqëndrueshmëri, pasiguri dhe tension. Bosnja dhe Hercegovina është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne duam që ky vend të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, në mënyrë që të dërgojmë një sinjal të fortë politik, i cili do të vlejë edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk lëmë asnjë vend pas. Paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme për të gjithë Evropën dhe ne duhet të mbështesim edhe vendet e Ballkanit që janë në një farë mënyre shesh lojërash të interesave të ndryshme gjeopolitike.

 

Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE