Falje në Vindhuk
16 Gusht 2004Ministrja gjermane për ndihmën vendeve në zhvillim, Vicorek Cojl ishte politikanja e parë që kërkoi falje publikisht. Ajo madje gjeti fjalët e duhura në takimin e saj në Vindhuk, duke prekur zemrat e pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore.
100 vjet pas betejës në Vaterberg, në ceremoninë përkujtimore ndaj viktimave të 11 gushtit 1904 në Vindhuk, ku u vranë mijëra herero, Ministrja gjermane për ndihmën vendeve në zhvillim, Vicorek Cojl kërkoi falje për masakrat gjermane ndaj kryengritësve Herero. Vicorek Cojl ishte e para nga politikanët gjermanë që kërkoi falje para popullit të mbledhur. Kur Cojl filloi të fliste për masakrat bërë ndaj grave dhe fëmijëve zëri i saj po dridhej. Megjithatë ajo theksoi përgjegjësine historike të gjermanëe."Ne gjermanët e njohim përgjegjësinë tonë historike politike dhe etikomorale dhe e marrim përsipër atë krim që kryen gjermanët atëherë. Prandaj, ju lutem në emër të atit tonë të shenjtë të përbashkët, për faljen e fajit tonë. Masakrat e vitit 1904 kategorizohen si gjenocid në kohën e sotme" - tha Vicorek-Cojl.
Rreth 70.000 herero u masakruan ne fillim të shekullit të njëzetë pas betejës në Varterberg. Shumë u vranë, të tjerë u lanë të vdisnin në shkretëtirë nga uria apo etja.
Kjo mund të ketë konsekuenca politike të mëdha. Pasi lutja për falje tërheq pas vetes përgjegjësisnë e dyfishtë të Gjermanisë për Namibinë. Nga njëra anë për të shkuarën, gjë që mund të zgjidhet lehtë si duket edhe nga paraqitja publike e Ministres, dhe nga ana tjetër përgjegjësinë për të ardhmen, nuk është aq e kollajtë te bësh më të lehtë padrejtësinë e bërë.
Asnjë vend tjetër nuk ka marrë aq ndihmë zhvillimi se sa Namibia. Qysh prej pavarësisë së këtij vendi kjo arrin shifrën e 500 milionë eurove. Ceremonia përkujtiomre ndaj viktimave të gjenocidit, tregon se Namibia edhe në të ardhmen do të jetë një vend ku do të rrjedhin ndihmat. Ministrja gjermane u zgjerua shumë kur foli për reformën e tokës në vend,që vlen të mbështetet mjaft. Pikërisht kjo është edhe pika e dobët, që mund të kthehej në bumerang të politikës gjermane të zhvillimit. Dihet se cfarë ka ndodhur në Zimbabve ku Robert Mugabe realizoi një reformë të
tokës me shpatë dhe e çoi vendin gati në shkatërrim. Qeveria gjermane
do të bënte shumë mirë- theksojnë komentuesit gjermanë- nëse ajo aspektin e tokës do ta vinte në qendër të masave për zhvillim në Namibi, në rast se ajo dëshiron të justifikojë përgjegjësinsë e saj edhe në ardhmen. Vicorek Cojl bëri të qartë veçse në Namibi se qeveria gjermane nuk do të hapë rrugën për dëmshpërblime të mundshme.