1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fati i pengjeve gjermane në Afganistan - Video-mesazh i pengmarrësve

Sabina Matthay1 Gusht 2007

Në luftën mediatike rreth pengjeve në Afganistan talibanët japin herë pas here lajme të reja për publikun jashtë vendit. Në kanalin arab Al Xhazira është transmetuar një video, në të cilin shihet pengu gjerman.

Studio e televizionit al-Jazeera në DohaFotografi: AP

Nga 21 koreano-jugorët, që mbahen peng nga njerëz të panjohur në Hindukush, dy gra ndodhen në gjendje kritike shëndetsore. Kështu të paktën pretendon një zëdhënës i talibanëve. Trysnia ndaj qeverisë afganase dhe asaj gjermane po shtohet edhe në rastin e gjermanit 62-vjeçar të rrëmbyer nga talibanët.


Videoja rreth një minutëshe tregon burrin e ulur me kokë të kuqe veshur me xhinse, këmishë dhe xhaketë sportive në një peisazh të zhveshur malor. Pamja e tij e jashtme nuk tregon dëmtime fizike. Ai ë shtë i rrethuar nga shumë njerëz të maskuar, të armatosur dhe me veshje tradicionale afgane, që drejtojnë armët kundër tij. Gazetari i Al Xhazirës i quan ata talibanë. Pengu gjerman shihet të flasë në pamjet e transemtuara në mbrëmje nga kanali arab por video është pa zë.

Reporteri i Al Xhazirës në Kabul tregon se gjermani i bën thirrje qeverisë gjermane të angazhohet për lirimin e tij. Gjermania dhe ShBA duhet të tërheqin trupat e tyre nga Afganistani. Veç kësaj kërkohet edhe lirimi i luftëtarëve talibanë të burgosur pak kohë më parë. Sipas reporterit këto kërkesa i janë thënë më parë gjermanit nga pengmarrësit.

Katër afganët, të cilët u rrëmbyen më 18 korrik me pengun gjerman edhe një kolegun e tij shfaqen gjithashtu në video. Gjermani tjetër vdiq pak kohë më parë. Kufomës po bëhet autopsia në Gjermani.

Talibanë në AfghanistanFotografi: AP

Kanali televiz arab Al Xhazira nuk jep të dhëna mbi mënyrën e sigurimit të videos dhe kohën kur janë bërë rregjistrimet e pamjeve të shfaqura. Pyetja që ngrihet tani është se si duhen vlerësuar këto pamje. Deri tani vëzhguesit mendonin se ky rast rrëmbimi shkonte në llogari të një bande me motive kriminale dhe lidhje jo të forta me talibanët. Mbetet e paqartë nëse kjo bandë shfrytëzon tani mjetet e propagandës së ekstremistëve për arritjen e qëllimeve të saj, apo nëse pengu ka përfunduar tashmë në dhunën e kryesisë së talibanëve përreth Mullah Omarit.

Ndërkohë po skadon ultimatumi i vënë nga pengmarrësit e punonjësve humanitarë koreano-jugorë. Sipas zëdhënësit të talibanëve Jusuf Ahmadi militantët islamistë i kanë dhënë kohë qeverive në Kabul dhe Seul deri në mesditën e sotme. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të vriten pengje të tjerë.