1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080610 Dialog Muslimische Mädchen Fußball

12 Qershor 2010

Migrantët e Berlinit e adhurojnë futbollin. Turq, arabë apo rusë - të gjithë luajnë me po aq pasion futboll si kryeqytetasit e tjerë gjermanë.

Türkiyemspor Berlin C
Türkiyemspor Berlin CFotografi: Türkiyemspor Berlin e.V.

Klubet sportive pranë lumit Spree përbëhen nga skuadra të përziera. Klubi më i madh quhet "Türkiyemspor" e ndonëse përkthimi do të thotë "Turiqa ime", në këtë klub luajnë të rinj nga 25 kultura të ndryshme. Por situata nuk është gjithmonë harmonike. Shpesh lojtarët fyhen me fjalë raciste. Sidmos vajzat që marrin pjesë gjithashtu në këtë klub nuk e kanë të lehtë. Sepse shpeshherë prindërit nuk kanë shumë mirëkuptim për "futboll vajzash".

Berlin-Schöneberg, në një lagje migrantësh. Disa vajza po luajnë futboll. Shumica e tyre kanë prejardhje turke apo arabe. "Babai im tallet gjithmonë me mua. Më thotë: He moj futbolliste! Po shkon në futboll? Ndërsa mamaja ime thotë: Jo, nuk do shkosh në futboll, shtëpia është pis e duhet pastruar. Nuk të lejoj të shkosh. Gjithmonë kështu."

Türkiyemspor Berlin BFotografi: Türkiyemspor Berlin e.V.

Vajzat luftojnë me prindërit

Jessika Mansour luan për një ekip futbolli vajzash të klubit Türkiyemspor. 17-vjeçarja duhet të luftonte me prindërit e saj libanezë për të realizuar dëshirën e madhe për të qënë futbolliste. Edhe shoqja e saj turke Hülya Kaya, ka përjetuar histori të ngjashme, sidomos me brezin e vjetër të familjes: "Është gjithmonë kështu: Në fillim ata mendojnë jo, një vajzë nuk duhet të veshë tani pantallona të shkurtra. Por s'është aspak ashtu."

Jessika Mansour diskuton përherë me prindërit, kur ka stërvitje: "Ata jetojnë akoma me mendjen në vendin nga vijnë, ndonëse janë në Gjermani. Por ne jemi më moderne se prindërit tanë. Por mendoj se dikur do ta pranojnë realitetin, sepsa nuk kanë zgjidhje tjetër."

Trajneri Murat Dogan ka gjithmonë probleme për të gjetur talente të reja për skuadrën e tij të vajzave. Sipas gjermano-turkut, sidomos prindërit turq duan që fëmijët të jetojnë sipas traditave të atdheut. "Fakt është se shumica e familjeve rrjedhin nga jugu i Turqisë, pra njerëz që vijnë nga fshatra të vegla, direkt në një qytet të madh si Berlini. Dhe tek ata përshtatja nuk zgjat 2, 3, 5 apo 10 vjet por shpesh 2 apo 3 breza. Problemi tjetër është sigurisht që në shoqëri konservatore turke, vajzat duhen martuar kur arrijnë moshën 19 apo 20 vjeçare. Pra jo që të luajnë futboll. Për prindërit ka më shumë rëndësi që vajzat të mbarojnë më sukses shkollën dhe të jenë të përgatitura për jetën martesore."

Fotografi: Lydia Leipert

Problem tjetër është racizmi

Futbollistet e klubit Türkiyemspor tregojnë se në klubet me të huaj kur ashpërsohet një situatë, dëgjohen gjithmonë batuta kundër të huajve. Të njëjtat shqetësime ndajnë edhe djemtë futbollistë të klubit. Drejtuesit mundohen që të krijohet një situatë më paqësore, duke krijuar projekete të ndryshme kundër dhunës, gara mes skadrash katolike dhe hebreje, aksone si për shembull Karnevalin e Berlinit të Kulturave dhe programe shtesë për gra dhe vajza.

Integrimi është kthyer në pikën thelbësore të punës sonë, tregon menaxheri i klubit, Fikret Ceylan: "Në fakt nuk kishm ndërmend të bënim kaq shumë punë sociale. Por ndërkohë numri i projekteve po shtohet nga viti në vit. Ndoshta një ditë do ta harrojmë fare futbollin."

Autor: Jens Rosbach/ Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama