Fermerët përdorin mediat sociale për të shitur produktet e tyre
9 Gusht 2014Bloomfield Organics, një fermë prej 17 hektarësh filloi të prodhonte produktet e saj 10 vjet më parë. Por për këtë fermë, ashtu si edhe për shumë të tjera, është e vështirë të çojë produktet në treg, edhe pse është vetëm një orë larg nga San Francisco.
"Është e papranueshme që ushimi të hidhet", thotë Nick Papadopoulo, dhëndërri i pronari të fermës.
38 vejçari filloi punë në fermë gjashtë muaj më parë si menaxher i përgjithshëm. Ai tha se ishte shokuar kur kishte parë se sa ineficente ishte ferma, sepse kishte shumë arka me fruta dhe perime të destinuara për ushqim për kafshët ose për t'u hedhur.
Papadopoulosit i lindi idea për të shpërndarë ushqimin që do të përfundonte në kazanët e mbeturinave. Zgjidhjen e gjeti tek mediat sociale. "Vendosa të bëj disa eksperimente sociale", thotë ai.
Ai shkruajti që ferma ofron ushqime me shumë ulje dhe përgjigja online nga njerëzit ishte e menjëhershme. Ushqimet që do të hidheshin gjetën një shtëpi.
Një mënyrë e re
"Çdo fermë e çdo dyqan mund të posotjë në CropMobster dhe oferta e tyre shpërndahet menjëherë në e-maile dhe kanale të medias sociale", thotë Papadopouls.
Të njëjtin problem e pati edhe fermeri Don Rosenberg para një muaji. Ai postoi në CropMobster një lutje që njerëzit të merrin frutat përpara se ato të zinin myk. Në fillim ai ishte skeptik por më pas pa menjëherë rezultate. "Të gjithë ata që erdhën, u larguan me një arkë me kajsi."
Tek ferma Bloomfield Organics, pronari Michael Collins pëlqen faktin që mediat sociale kanë shpëtuar paratë e tij. Ai thotë se gjithnjë e më shumë fermerë janë entuziastë për përdorimin e CropMobster dhe parashikon se do të vazhdojë të rritet. "Do të shpërthejë. Shpresoj të shpërndahet në gjithë botën."
Një problem global
Collins mund të ketë të drejtë. Problemi i hedhjes së produkteve bujqëore nuk është një problem i izoluar. Një raport i publikuar në shtator nga agjencia e OKB për ushimin dhe agrikulturën konfirmoi një gjë të tillë.
"Një e treta e ushqimit global nuk shkon tek konsumatorët", thotë Papadopoulos.
Në CropMobster janë postuar rreth 400 oferta dhe janë regjistruar rreth 1000 vetë. Është i kufizuar ende në gjirin e San Franciscos dhe funksionon në sajë të donacioneve. Por ideatorët e faqes po përpiqen të zgjerojnë akoma më shumë platformën.
Deri tani CropMobster ia ka arritur të shpërndajë në këtë mënyrë afërsisht gjysëm milion kilogram ushqime, çka ka sjellë rreth 1 milion dollarë të ardhura. Ky është lajm i mirë për fermerët e vegjël dhe një lajm i mirë edhe për konsumatorët që kërkojnë ushqime me çmime të përballueshme.