Ferr flakësh pranë Los Anxhelos
8 Janar 2025Zjarret kanë përfshirë një periferi të Los Anxhelosit, SHBA. Re të mëdha tymi varen mbi metropolin kalifornian. Flakët përhapen me shpejtësi sipas zjarrfikësve, tashmë janë prekur më shumë se 1260 hektarë. U urdhëruan evakuime për 30,000 banorë. Të paktën 13,000 ndërtesa kërcënohen nga zjarri i pyjeve.
Zjarri shpërtheu në Pacific Palisades, ku jetojnë rreth 25,000 banorë. Zona kufizohet me malet Santa Monica në veriperëndim të Los Anxhelosit.
Nuk ka viktima apo të plagosur
Banorët e trembur braktisën makinat e tyre në një nga rrugët e vetme brenda dhe jashtë zonës dhe u larguan nga frika e flakëve në këmbë. Zjarrfikësja ka shtyrë me buldozer dhjetëra automjete në anë të rrugës. Pavarësisht evakuimeve kaotike, nuk u raportuan vdekje apo lëndime, tha shefi i zjarrfikësve në Los Angeles, Kristin Crowley.
Qindra zjarrfikës luftojnë me flakët. Era e fortë vështirëson shuarjen e zjarrit nga ajri. Sipas informacioneve zyrtare, shumë shtëpi tashmë janë shkatërruar. "Ne nuk jemi ende jashtë rrezikut," tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, Anthony Marrone. Pritet shtim i erërave. Presidenti amerikan, Joe Biden u informua për katastrofën, tha Shtëpia e Bardhë. Ekipi i Biden është në kontakt me zyrtarët lokalë për të ofruar ndihmën federale.
la/ag