1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festimet e 30-vjetorit të bashkimit: Guxim për rrugë të reja

3 Tetor 2020

Në ceremoninë festive në Potsdam, presidenti Steinmeier hodhi idenë e monumentit përkujtimor për revolucionin paqësor në RDGJ. Kurse Merkel vlerësoi sukseset e arritura të bashkimit e kërkoi guxim për rrugë të reja.

Deutschland Potsdam | Zentrale Feierlichkeiten zum Tag der Deutschen Einheit | Frank-Walter Steinmeier
Fotografi: Sean Gallup/Getty Images

(E akt.) Në festimet me rastin e 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë në Potsdam, kancelarja Merkel vlerësoi ribashkimin e Gjermanisë para 30 vjetësh duke theksuar guximin që është kërkuar për të tejkaluar sfidat e bashkimit. Kjo vlen për lindjen por edhe për Gjermaninë e dikurshme federale, tha Merkel në fjalën e saj me rastin e përvjetorit të bashkimit. Janë arritur suksese të mëdha, theksoi Merkel e u shpreh për “guxim për të ecur edhe më tej në rrugë të reja”. Sot mund të gëzohen të gjithë që jetojmë 30 vite në paqe dhe liri. Por ende kërkohet guxim për të përballuar sfidat aktuale. Këtu bën pjesë pandemia e Coronës si edhe tejkalimi i dallimeve ende ekzistuese mes lindjes e perëndimit dhe mbështetja e unitetit në shoqëri.

Festimet e 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë në Potsdam me presidentin Steinmeier dhe kancelaren MerkelFotografi: Christoph Soeder/dpa/picture-alliance

Fjalimin kryesor e mbajti presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili hodhi idenë e ngritjes së një monumenti përkujtimor për revolucionin paqësor në RDGJ. Në ceremoninë qendrore në Potsdam, Steinmeier e cilësoi revolucionin paqësor si “yll ndriçues që përjetësisht do të ketë vendin e tij në historinë tonë demokratike gjermane.” Himni kombëtar nuk e lejua të këndohej gjatë ceremonisë për shkak të rregullave aktuale të higjienës në kuadër të pandemisë. Për shkak të pandemisë së Coronës festimet u zhvilluan shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar. Në vend të evenimenteve masive në qytetin e Potsdamit qëndroi hapur për katër javë ekspozita e bashkimit. Ceremonia qendrore u zhvilluan në Potsdam fillimisht me një meshë me pjesëmarrjen e presidentit Steinmeier, e ku u lejuan vetëm 130 vetë dhe më pas në orën 12:00 u zhvillua ceremonia kryesore festive në Hollin Metropolis në Babelsberg me vetëm 230 vetë, aty presidenti gjerman mbajti fjalimin kryesor me rastin e 30-vjetorit.

Fotografi: Christian Ditsch/epd/picture-alliance

Merkel: Uniteti gjerman detyrë e së ardhmes

Të premten kancelarja Merkel e quajti unitetin gjerman 30 vjet pas bashkimit ende detyrë të së ardhmes. "Ne do të duhet të angazhohemi akoma me shumë fuqi për një unitet të tillë", tha Merkel të premten në një intervistë me me rrjetit gazetaresk "Redaktionsnetzwerk Deutschland". Kjo detyrë nuk do të orientohet vetëm nga uniteti mes lindjes dhe perëndimit, "të mbash të bashkuar një vend në shekullin e 21 do të thotë të kesh një masë drejtësie për të gjithë".

Kancelarja Merkel vlerësoi në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë edhe arritjen jetësore të gjermanolindorëve. Duhet kujtuar se "sa shumë vetë nga RDGJ-së sollën aftësitë e tyre në Gjermaninë e bashkuar, arritën diçka dhe kanë punuar shumë", tha Merkel, duke treguar mirëkuptim për atë, që një pjesë e qytetarëve nga Lindja janë ndjerë si qytetarë të dorës së dytë. Për këtë ka pasur shkaqe, si "humbja e shanseve të jetës për shmbeull", tha ajo, por shikon progres të madh në afrimin e standarteve jetësore në lindje dhe perëndim.

Festime më 2 tetor 1990 para Portës së BrandenburgutFotografi: picture-alliance/dpa

Të premten në Bundestag në një seancë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit gjerman u debatua mbi afrimin e standartit jetësor Lindje Perëndim. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi bashkimin e Gjermanisë si "histori suksesi". Shumë thonë sot se "ky është një vend, kësaj ia kemi arritur", por ka shumë për të bërë sidomos në drejtim të dallimeve në rroga dhe pensione, tha ai.

 

la/ag