1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festivali "Balkan Modus Nutrienti" në Tiranë & Ekspozita "Gjermania Ekspeditë studimore"

15 Maj 2009

1. Bashkëpunimi rajonal në fushën e gastronomisë është konkretizuar me Festivalin" Balkan Modus Nutrienti" te zhvilluar ditet e fundit në Tiranë. Tradita e lashtë ballkanase dhe ajo evropiane në fushën e gastronomisë dhe të pijeve u shpalos me pjesëmarrjen e mbi 15 vendeve. Në mikrofonin e DW-së flasin organizatorë dhe pjesëmarrës në këte festival. Nga Tirana Ani Ruci.

2. Në 2009-n Gjermania feston jubileun e 60 vjetorit të themelimit të Republikës Federale. 2009-a është edhe viti i shkencës. Motoja e këtij viti është "Gjermania Ekspeditë studimore". Kjo nismë u orgnizua nga Ministria e Arsimit me mbështetjen e një sërë instituteve shkencore si: Shoqëria Max-Planck, Shoqëria Fraunhofer, Shoqata Helmholz dhe Leibniz. Më 23 prill në Berlin u hap një ekspozitë shkencore, e cila është konceptuar si një tren që udhëton në mbarë vendin dhe mundëson njohjen nga afër me tendencat aktuale shkencore dhe perspektivat në këtë fushë. Deri në fund të nëntorit treni special do të ndalojë në 60 stacione të Gjermanisë. Richard Fuchs vizitoi stacionin parë në Berlin.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë