1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festivali i 10-të i kulturës me titullin "Njëmijëe-një Iran";situata e refugjatëve irakianë në Gjermani

20 Mars 2009

1.Ahmedinexhad, bomba atomike, " boshti i së keqes"- të gjitha këto janë parrulla, me të cilat perëndimi lidh Iranin. Fotografi të frikshme me gra të mbuluara me shami të zezë dhe Mullatë fanatikë. Padyshim që për sa i përket të drejtave të gruas ky vend është ndër më të prapambeturit në botë. Por poshtë shamive fshihet dhe një rezistencë. Në vitet 30 që prej revolucionit iranian gratë e kanë marrë veten.Vajzat e Khomeinit, do të thotë vajzat e reja në moshën 30-vjeçare, janë të shkolluara mirë, të sigurta në vetvete dhe krenare. Ato luftojnë për të zënë një vënd në shoqërinë patriarkale edhe pse ndonjëherë çmimi, që duhet të paguajnë, është shumë i lartë. Në Gjermani, në festivalin e 10-të të kulturës "perspektivat e gruas", që zhvillohet në Kalsruhe me titullin "Njëmijëe-një Iran", prezantohen këto gra. nga Claudia Hennen

2. Prej vitesh refugjatët nga Iraku përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të refugjatëve në territorin e Gjermanisë. Sot (19.03) mbërrin grupi i parë i gjithsej 2500 refugjatëve të tjerë irakianë, që do të pranohen në Gjermani këtë vit. Të parët mbërrijnë pasdite në aeroportin Hanover-Langenhagen. Ata janë irakianë, që jetojnë momentalisht në kampet e refugjatëve në Siri dhe Jordani. Ky është një shkak për të vështruar, se si është situata e refugjatëve irakianë, të cilët prej vitesh jetojnë në Gjermani. Shumë prej tyre kanë vetëm status duldungu, pra nuk kanë leje të vazhdueshme qëndrimi. Eva Vëlker informon

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë