1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110911 Venedig Filmfestival Abschluss

12 Shtator 2011

Festivali i 68-të Ndërkombëtar i Venecias përfundoi të shtunën me dhënien e çmimeve. Regjizori rus Alexander Sokurow me filmin e tij "Fausti" e aktori me origjinë gjermane, Michael Fassbender janë fituesit e mëdhenj.

Alexander Sokurow mban Luanin e artë të Venecias për filmin "Faust"
Alexander Sokurow mban Luanin e artë të Venecias për filmin "Faust"Fotografi: dapd

Ishte festivali i tij. Michael Fassbender përfaqësohej me dy filma në garë. Me dy role kryesore. Në "Dangerous Method" të David Cronenbergut ai luan psikoanalistin Carl Gustav Jung- i cili është i pavendosur ç'të bëjë midis autoritetit të një Sigmund Freudi dhe dashurisë së një pacienteje.

Nga terapist në pacient

Por Michael Fassbenderit i dhanë çmim edhe për paraqitjen mjeshtërore të një burri të pangopur me seks në filmin "Shame" të Steve McQueen.

Michael Fassbender pi nga kupa e aktorit më të mirë në VeneciaFotografi: dapd

Një njeri që nga dëshpërimi nuk ngopet me seks, sado që të ketë dhe megjithatë nuk gjen kënaqësi. Një rol i madh për burrin, që u bë i njohur me një rol dytësor në filmin "Inglourious Basterds" të Quentin Tarantinos. "Eshtë diçka e mrekullueshme kur arrin ta shfrytëzosh shansin tënd dhe kur beson se bën diçka që ka rëndësi dhe kjo gjen jehonë pozitive. Shumë faleminderit Steve McQueenit. Ndihem shumë i nderuar."

Në festivalin e 68-të të festivalit të filmit në Venecia filmat gjermanë mungonin. Me Fassbenderin mori çmim një aktor me origjinë gjermane, i lindur më 1977 në Heidelberg, bir i një nëne irlandeze dhe i një babai gjerman. Lënda prej së cilës është bërë filmi është krejtësisht gjermane.

Produkti "Made in Russia" nderohet në Venecia

Fassbender nderohet edhe për filmin Shame - skenë nga ky filmFotografi: Venice Film Festival

Alexander Sokurow ishte ai që e xhiroi filmin. Por ky film ta kujton vetëm që së largu Faustin e Gëtes. Ky Faust i nderuar me luanin e artë, publikut të festivalit iu shfaq në gjuhën gjermane, me austriakun Johannes Zeiler në rolin e Faustit, në rolet e tjera Hanna Schygulla dhe Florian Brückner. Një pjesë kulture gjermane "made in Russia". Vladimir Putini dora vetë thuhet se e ka mbështetur projektin. Si kontribut për integrimin evropian të vendit të tij.

Regjizori Sokurov i falenderoi me mirësjellje sponsorët e tij. Pa fonde shtetërore, kinemaja autoriale nuk do të ishte e mundur. "Unë jam i lumtur që jetoj për kinemanë, jam i lumtur që jetoj në Evropë. Jam i lumtur që ne në Evropë e duam të gjithë njëri-tjetrin, sepse e kuptojmë njëri-tjetrin."

Alexander SokurowFotografi: dapd

Nderim i posaçëm për Italinë

Çmimin e posaçëm të jurisë këtë vit e mori Italia. Emanuele Crialese përpunon në filmin "Terraferma" një dramë refugjatësh, e cila luhet në Mesdhe. Bëhet fjalë për mbijetesën e njeriut, i cili u hipën varkave jo të përshtatshme për udhëtime të gjata në det të hapur, për të mbërritur në njëfarë mënyre në Evropë. Për t'u pritur aty si emigrant ilegal.

Dy artistë kinezë marrin çmime

Dy çmime këtë vit i morën artistë kinezë. Aktorja më e mirë ishte Deane Ip, e cila luan në filmin "Simple life" një grua të vjetër, të cilën pas një pune prej dekadash si punonjëse pastrimi në një azil pleqsh e dëbojnë në atdheun e saj. Luanin e Argjendtë për regjinë më të mirë e mori Cai Shangjun për filmin e tij "People Mountain People Sea". Kjo është një vepër e cila nuk i bën lajka atdheut të tij Kinës. Ajo tregon jetën e trishtuar në lagjet e varfra të një qyteti të madh kinez.

Autor: Tilmann Kleinjung/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

 

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW