Fillojnë hetimet ndaj Prokurorit të Republikës në Shqipëri
21 Qershor 2006![Tirana](https://static.dw.com/image/1965446_800.webp)
Fshehje e pasurisë, blerje toke në bregdetin e Durresit dhe dhënie e saj, në të njëjtën kohë për ndertim tre firmave të ndryshme në këmbim të 287 metra katrore apartamente.Këto jane akuzat me te cilat po perballet Prokurori i Republikes, Thoedhori Sollaku, ne komisionin e posaçëm hetimor që Parlamenti ka ngritur, me kërkesen e maxhorancës, për të hetuar figurën dhe aktivitetin e tij
Kryetari i Komisionit hetimor, deputeti demokrat Astrit Patozi, paraqiti para komisdionit si prova, disa fotografi pallatesh të papërfunduara, që supozohej të jenë ngritur në tokën prej 600 metrash katrore, qe i perkasin kryeprokurorit. Ato nuk jane deklaruar ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te pasurive. Por kreu i akuzes ne Shqiperi nuk ka pranuar asnje nga akuzat. Ai i ka hedhur poshte dhe i quajtur ato shpifje gje qe ka çuar ne nje dialog te acaruar mes dy palëve me akuza dhe kundërakuza..
Hetimi eshte nderprere pasi komisioni nuk ka pranuar mungesen e kryeinspektores se Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive, Fatmira Laskaj qe duhej të dëshmonte ne lidhje me të dhënat qe ajo disponon. Zëvendesimi i saj me nje ekspert nuk është miratuar nga anetaret demokrate te komisionit.
Ndërkohe Prokurori i Republikes i është drejtuar Gjykates Kushtetuese per te shpallur si antikushtetues komisionin e posaçëm parlamentar. Sulmet ndaj Prokurorit te Republikes kane nisur muaj me pare nga vete kryeministri Berisha kur ai e akuzoi hapur ate ne Parlament si te lidhur me boten e krimit, dhe qe fsheh aferat korruptive te ish ministrave socialiste për të cilet demokratet kane depozituar dosje ne Prokurori.
Pas refuzimit te Kryeprokurorit per te dhene vullnetarisht doreheqjen maxhoranca e djathte kerkoi ngritjen e komisionit hetimor. Socialistet opozitare kundershtuan ne emer te goditjes se institucioneve te pavarura por pranuan te marrin pjese ne komisionin hetimor te miratuar me forcen e kartonave te maxhorances.
Ky eshte rasti i pare ne Shqipërinë postkomuniste kur nje Prokuror i Republikes akuzohet per afera korruptive dhe abuzive. Theodhori Sollaku vazhdon megjithate te drejtoje Prokurorinë e Pergjithshme , institucion ky i pavarur nga politika dhe qe varet nga Presidenti.