1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon lufta politike për postin e kryeministrit në Japoni

15 Shtator 2007

Pas dorëheqjes së kryeministrit Shinzo Abe në Japoni ka filluar lufta politike për pasuesin e tij. Siç njoftoi Partia Liberaldemokrate në pushtet, ish-ministri i jashtëm Taro Aso dhe politikani Jasou Fukuda, një kritikë i ashpër i Abes do të kandidojnë për postin e kryeministrit. Liberaldemokratët do të zgjedhin më 23 shtator kryetarin e ardhshëm të partisë dhe njëkohësisht me të edhe kryeministrin e ri të vendit.