1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror - Davos 2011

26 Janar 2011

Çdo vit në fund të janarit takohen në Davos të Zvicrës, menaxherë kryesorë, politikanë të lartë dhe ekspertë të ekonomisë nga e gjitha bota. Lart në Alpe edhe këtë vit do të diskutohet për pasojat e krizës financiare.

Logo World Economic Forum WEC Davos
Logoja e Forumit Ekonomik Botëror - DavosFotografi: WEF Davos

Pikërisht 40 vjet më parë e ka zanafillën ky forum: Në janar të vitit 1971 u ftuan në Davos, Klaus Schwab, atëherë profesor i ekonomisë në Universitetin e Gjenevës, dhe disa qindra menaxherë të lartë të sipërmarrjeve të Evropës perëndimore. Nga një "Simpozium menaxhimi europian” u kthye më vonë në “Forum Ekonomik Botëror”.

Dhe ndërkaq 72 vjeçari Klaus Schwab për çdo vit që organizohen takimet me menaxherë, politikanë dhe ekspertë të ekonomisë ka aty një vend nderi. Kjo nuk është ndryshe edhe në këtë dimër. Përsëri vendi turistik i Alpeve zviceriane do të jetë i mbushur plot me mysafirë: Rreth 2000 pjesëmarrës - ndër to, kancelarja Angela Merkel si dhe presidenti i Rusisë dhe Francës, Medvedev dhe Sarkozy - do të përpiqen për zgjidhjen e problemeve në botë. Dhe probleme ka, - për këtë Klaus Schwab është krejtësisht i sigurtë. Prandaj është e nevojshme që të merret parasysh se çfarë ka për të mësuar nga kriza e madhe:

Klaus Schwab duke folur në Forumin e Davos-it në ZvicërFotografi: AP

“Ne jetojmë në një realitet tërësisht të ri. Dhe ne duam të dijmë: Cili është realiteti I ri? Supozimi ynë është : Kriza kishte arsye strukturore. Shumë gjëra janë ndryshuar. Dhe ne nuk duhet të biem tek recetat e vjetra”, thotë ai.

Gjendja financiare e shteteve është shumë kritike

Pra një krizë tjetër në këtë përmasë bota zor se mund ta përballonte.Ky është rezultati i një raporti të fundit (Global Risk Report), i cili u publikua pak para fillimit të takimit të Davos-it. Veçanërisht financat e shteteve ndodhen në një situatë shumë kritike, thuhet në këtë raport. Këtë vlerësim ka edhe eksperti i njohur gjerman për ekonominë Rolf Langhammer: “Kriza në tregjet financiare dhe kriza e borxheve të shteteve sigurisht që nuk ka përfunduar. Përkundrazi, ne kemi kaluar nga një krizë borxhesh private ekonomike në një krizë të borxhit shtetëror. Shteti beson që nuk mund ta përballojë. Dhe për këtë Forumi i Davos-it dhe po ashtu edhe grupi i vendeve G20 nuk kanë asnjë recetë”.

Skepticizëm për reformimin e sistemit monetar ndërkombëtar

Profesori gjerman për ekonomi, Rolf LanghammerFotografi: picture-alliance/ dpa

Lidhur me këtë Forumi i Davos-it dëshiron të mbështesë G20 në punën e saj. Franca ka këtë vit kryesinë e këtij grupi me vendet me ekonomi të fuqishme në botë dhe ka si qëllim të ofrojë një reformë të sistemit monetar ndërkombëtar. Por edhe për këtë Rolf Laghammer, zevëndëspresidenti i Institutit për ekonominë botërore në Kiel është shumë skeptik:

"Unë nuk do ta quaja të mirë në qoftë se do të projektonin një system monetar ndërkombëtar që të ketë synime të caktuara për kursin e këmbimit në kufijtë e sipërm për pabarazitë ekonomike botërore. Ne kemi nevojë për një valutë referuese, ndërkombëtare që ajo duhet të jetë edhe ne qendër të këtij sistemi monetar botëror. Por kjo valutë është vetëm në formën e dollarit. Dhe kjo është dilema e kinezëve: Ata janë kreditorët e mëdhenj, ata flasin keq për dollarin - por ata e mbështesin atë. Për sa kohë që kjo dilemë nuk zgjidhet, ne nuk kemi nevojë që të flasim për një system monetar ndërkombëtar, kjo nuk do të kishte sukses”.

Pamje nga vendi turistik DavosFotografi: AP

Davos, vendi i duhur për zgjidhjen e problemeve të botës

Pra pa shanse për sukses për këtë temë – dhe me siguri edhe për të tjerat: Hendeku në rritje mes vendeve me zhvillim të shpejtë dhe vendeve industrialiste nga e cila pjesa më e madhe vuajnë vazhdimisht pasojat e krizës. Kush dëshiron të zgjidhë probleme të tilla , duhet së pari të flasë me njëri-tjetrin, thotë Klaus Schwab:

"Davos nuk është takim ku ka nga njëra anë folës dhe nga ana tjetër dëgjues. Secili është një pjesëmarrës aktiv, është një pjesë e të gjithë shoqërisë. Në qoftë se ne duam të zgjidhim problemet e shumta të botës, ne kemi nevojë për angazhimin e gjithë shoqërisë. Dhe Davos është për këtë pikërisht vendi i duhur”.

Autorë: Henrik Böhme/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW