1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon rikuperimi i "Costa Concordia"

dpa/M. Kelmendi16 Shtator 2013

Anija e fundosur në 2012 do të jetë gati përsëri për udhëtim në pranverën e vitit 2014. Rikuperimi i saj do të kushtojë 600 milionë euro. Nga përplasja e anijes para një viti humbën jetën 32 persona.

Anija "Costa Concordia"Fotografi: Reuters

Para ishullit italian, Giglio ka fillur operacioni për rikuperimin e anijes "Costa Concordia" , një nga operacionet më të vështirë dhe më të mëdhenj të ndërmarrë ndonjëherë.Por ky operacioni u shty sot për disa orë për shkak të një stuhie gjatë natës. Ngritja e anijes në pozicion udhëtimi, pra nxjerrja nga pozicioni i fundosjes pritet të zgjasë rreth 12 orë. Anija e gjatë rreth 300 metra me një vëllim peshe prej më shumë se 114.000 tonë pritet të rikthehet në gjendje pune në pranverë të vitit 2014. Inxhinierët nuk kanë ndërmarrë kurrë një operacion të tillë mbi një anije kaq të madhe, gati dy herë më i madh se sa Titaniku dhe kaq pranë bregut. I gjithë operacioni i rikuperimit të anijes llogaritet të kushtojë më shumë se 600 milionë euro." Costa Concordia" në janër të 2012 ishte përplasur në një shkëmb dhe më pas ishte përmbysur duke shkaktuar 32 viktima.

Ende edhe sot nuk janë gjetur trupat e një pasagjeri dhe një anëtari të ekuipazhit. Aktualisht pesë persona janë dënuar për këtë ngjarje, ndërkohë që kapiteni i anijes, Francesco Schettino është në gjyq për vrasje, plagosje të njerëzve si dhe braktisje të anijes.