1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filmi spanjoll "Arracàs" fiton Ariun e Artë të Berlinales

Torsten Landsberg
17 Shkurt 2022

Festivali i 72-të i Filmit në Berlin u dominua nga regjisoret dhe kineastet, të cilat ishin edhe fituese të çmimeve kryesore të Berlinales.

Berlinale | Goldener Bär für Carla Simon
Fotografi: RONNY HARTMANN/AFP/Getty Images

Berlinalja 2022 dhe gratë

02:54

This browser does not support the video element.

Berlinalja 2022 dhe gratë

02:54

This browser does not support the video element.

Fituesja e Ariut të Artë për filmin më të mirë është regjisorja spanjolle Carla Simón, për filmin e saj, "Alcarràs", që bazohet në përvojat e familjes së saj. Në film familja Solé ka një pemishte me pjeshkë, që kërcënohet nga ndërtimi i paneleve diellore. Trupa e aktorëve të filmit të saj nuk kishte përvojë të mëparshme aktrimi.

Pamje nga filmi "Alcarràs"Fotografi: LluisTudela

Juria vlerësoi "portretizimin, butësinë, gëzimin dhe humorin e jashtëzakonshëm" të filmit "Alcarràs".

Familja e regjisores Carla Simón kultivon pjeshkë në Alcarràs, prandaj ajo ua kushtoi çmimin të gjithë fermerëve që kujdesen që njerëzit e tjerë të kenë ushqim në tryezë.

Carla SimonFotografi: Hannibal Hanschke/REUTERS

"Tani e konsideroj veten si bijë të Berlinales," tha Carla Simón, e cila në vitin 2017 po në Berlinale premierën e filmit të saj të parë "Frida's Summer".

Gjysmën e çmimeve e fituan gratë

Pas shpalljes së programit për konkursin e Berlinales 2022 ra në sy numri i madh i regjisoreve dhe kinesateve. Shtatë nga 18 filmat ishin bërë nga regjisore femra dhe katër prej veprave të tyre u vlerësuan me arinj.

Përveç Ariut të Artë për Carla Simón, me Arinj të Argjendtë u nderua Natalia López Gallardo për filmin "Robe of Gems") dhe Claire Denis si regjisorja më e mirë për filmin "Avec amour et acharnement". 

Claire Denis u nderua si regjisorja më e mirë për filmin "Avec amour et acharnement"Fotografi: Vianney Le Caer/AP/Invision/picture alliance

Po ashtu me Arinj të Argjendtë u nderuan edhe produksioni indonezian "Nana" nga regjisorja Kamila Andini. Kurse Laura Basuki mori Ariun e Argjendtë për interpretimin më të mirë në një rol dytësor.