1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filozofia shkëlqen në Gjermani

10 Dhjetor 2011

Mendimet mbi dilemat e jetës janë duke mbushur libraritë Gjermane. Dy revista të reja filozofie janë shfaqur së fundmi. Boutesit shikojnë një nevojë për reflektim filozofik në mediat e vendit.

Revista filozofi
Revista filozofiFotografi: picture alliance/dpa

Faqja e pare: këmbët e një fëmije që veshin një palë këpucë burrash me ngjyrë kafe. Fotografia ngre një pyetje: “Pse kemi fëmijë?”

“Philosophie Magazin” është një ndër përpjkejet e fundit për të afruar filozofinë tek publiku i gjerë.

“Është një revistë që i hedh pyetjet e saj tek publiku dhe më pas është ai që nxjerr vetë përfundimet,” thotë kryeredaktori Wolfram Eilenberger në një editorial të revistës.

Ky është gjithashtu qëllimi i një revistë tjetë të re filozofie. Redaktorët e “Hohe Luft” pretendojnë të ofrojnë filozofi për “të gjithë ata që janë të interesuar në lexim dhe mendim.”

Duhet theksuar që ky qëllim përkon me një audiencë të madhe. Që në numrin e parë lexuesit u përballën me një pyetje të vështirë: “Ju nuk duhet të gënjeni, por pse jo saktësësiht?”

Ndoshta pyetja më e mirë do të ishte se pse dy botues tani mendojnë se lexuesit gjermanë duan të eksplorojnë misteret e jetës në një mënyre të tillë?

Cafeneja filozofikeFotografi: DW/Sabine Damaschke

“Unë besoj se ka dy elemente që janë të përfshirë. Një është se në shoqërinë tonë, strukturat tradicionale të organizimit si feja po humbasin rëndësinë,” shpjegoi Michael Quante, Drejtor i Shoqërisë Gjermane për Filozofi. “Kjo do të thotë se akoma më shumë njerëz po mundohen të marrin përgjigje në vende të tjera.”

Quante shtoi se bota është bërë akoma më shumë komplekse me globalizimin dhe zhvillimi i vrullshëm teknologjik ka çuar në ndryshime sociale. Revistat e reja ofrojnë perspektiva të reja, diçka që audienca mund ta përpunojë lehtë dhe natyrisht fotografi që thonë shumë.

Filozofia bestseller

Idea se filozofia duhet të dalë nga auditorët dh të shkojë tek një publik më i gjerë nuk është e re.

“Kur kthehesh mbrapa në shekullin e 19-të ose intelektualët francezë të shekullit të 20-të, shikon se shumë personalitete të rëndësishëm dhe zëra të rëndësishëm të filozofisë ngritën pyetje të ndryshme jashtë ambjenteve akademike,” thotë Michael Quante.

Novegjezja Jostein Gaarder pasti një sukses të madh në vitin 1991 me historinë e filozofisë “Sophie's World”, të shkruar në një mënyrë të kuptueshme nga një publik i gjerë. Në Gjermani në vitin 2007 “Wer bin ich und wenn ja, wie viele ”(Kush jam unë dhe nëse po, sa shpesh?) i autorit Richard David Precht ishte një nga librat më të shitur. Në vitin 2008 ishte libri më i suksesshëm dhe që prej atëhere autori i tij është bërë një nga personat më të ftuar në televizionet gjermane.

Trendi drejt filozofisë popullore i tejkalon kufijtë gjermanë. Në Francë një version i Philosophie Magazin botohet që prej vitit 2006.

“Në Francë filozofia është një lëndë që jepet provim në fund të shkollës në të gjithë vendin dhe jo në disa rajone të caktuara si në Gjermani,” thotë Claudia Bickmann përfaqësuese e Shoqatës për Filozofinë Ndërkulturore. Ajo shtoi gjithashtu se qytetarët francezë kanë një edukim më të mirë sa i përket çështjeve bazë të filozofisë dhe figurave.

Sidoqoftë në vendet Anglo-Saksone kjo është një disiplinë më shumë ekskluzive vetëm për auditorët e universiteteve.

Richard David Precht, shkrimtar dhe filozofFotografi: picture-alliance/dpa

Ndyrshimi i kursit

Sot çdokush mund të bëhet filozof, të paktën kjo është ajo që sugjeron revista e re e filozofisë. Në faqen e Facebook-ut të Philosophie Magazin, njerëzit mund të shkruajnë për gjërat që ata vlerësojnë më shumë në jetë, por kjo gjë ndodh pas një pyetje të hapur filozofike.

Subjekti humb pak në thellësi dhe substancë, por kjo është një pasojë për çdo disiplinë që tërheq një audiencë të lartë, theksoi profesori i filozofisë Michael Quante.

Për të një afrim popullor tek filozofia nuk e pengon qe të jetë një fushë serioze e studimeve akademike, por ai shpreson që përqafimi i mendimit nga masat të mos çojë në një pseudo-filozofi.

Autor: Laura Döing/ Amarildo Topi

Redaktoi: AIda Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW