Firmat private të sigurimit në Irak nën hetime
19 Shtator 2007Reklamë
Pas pjesëmarrjes së bashkëpunëtorëve të sipërmarrjes amerikane, Blackwater, në një incident vdekjeprurës në Bagdat është hapur një diskutim i ashpër rreth rolit të firmave private të sigurimit në Irak. Ministria amerikane e mbrojtjes njoftoi se do të zhvillojë hetime ndaj një firme të tille. Qeveria irakiane nga ana e saj do të shqyrtojë veprimtarinë e të gjitha kompanive të sigurimit që funksionojnë në vend, të cilat deri tani gëzonin imunitet. Zëdhënësi i qeverisë, Ali al-Dabagh, tha se kabineti irakian mbështeti gjithashtu vendimin e ministrisë së brëndshme për të anulluar liçencën e kompanisë amerikane Blackëater, e cila u përfshi në një incident me të shtëna armësh në Bagdat, ku gjetën vdekjen 20 civilë.