1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fisher Pauellit: duhet të nxirren konseguencat nga skandali i torturave në Irak

Daniel Sheshkevic12 Maj 2004

"Eshtë e domosdoshme që Amerika të veprojë dhe t´i nxjerrë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës", tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joshka Fisher pas bisedës që zgjati rreth 40 minuta me homologun Kolin Pauell.

Fisher dhe Pauell, 11 maj 2004 Uashington
Fisher dhe Pauell, 11 maj 2004 UashingtonFotografi: AP

Edhe fuqia më e madhe ushtarake në botë ka nevojë për partnerë. Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se sot, sepse besimi i botës së civilizuar në retendimitn e Amerikës për të drejtuar është tronditur thellë prej skandalit të torturave. Në këtë kontekst fiton një rëndësi të vecantë fakti, që ministri i jashtëm Fisher në këto caste të vështira i sinjalizoi besimin aleatit amerikan. Amerika do të rehabilitohet dhe do ta rifitojë pretendim për të qenë fuqi drejtuese, theksoi Fisher në Uashington, duke kërkuar megjithatë që të nxirret konseguencat prej skandalit të tortuave. Të njëjtën gjë ai do ta parashtrojë edhe në Berlin gjatë ditëve të ardhëshme në rolin e ndërmjetësuesit në procesin e paqes për Lindjen e Mesme.

Por ky akt diplomatik mund të jetë i sukseshëm vetëm, nëse Gjermania do të pranohet si një ndërmjetësues i vërtetë edhe në botën arabe. SHBA nisur edhe nga humbja e prestigjit për shkak të skenave fatale në burgun famëkeq të Abu Grahibit, tashmë të publikuara, janë të vendosura për të rifilluar bisedimet me palestienzët. Ministri i jashtëm gjerman e ka nuhatur këtë shans që ofron casti duke ia arritur të aranxhojë një takim të vogël në Berlin mes Kondoliza Rais dhe Ahmed Kureit.

Pikërisht një vit pas mosmarrëveshjeve gjermano-amerikane për shkak të luftës në Irak duket se edhe Shtëpisë së Bardhë tashmë i është rikthyer besimi tek diplomacia gjermane. Aq më tepër fiton peshë kjo, tek dihet që edhe britanikët, një partner i rëndësishëm në Irak, janë diskretituar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Tashmë mbetet që në realizimin e transferimit të kompetencave në Irak SHBA së bashku me OKB të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për të ardhmen. Mbi bazën e rrethanave ekzistuese në Irak nuk mund të vendosen raporte të qëndrueshme, por kjo nuk mund të arrihet as pa praninë ushtarake amerikane. Vetëm nëse arrihet që ushtarët pushtues të shndërrohen në partnerë të irakianëve për procesin e rindërtimit do të mund të kemi një kthesë për të mirë në Irak. Pas skandalit të torturave një sipërmarrje e tillë sigurisht që nuk është e lehtë.