1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore e dyfishtë e Ferrarit me Masën dhe Raikënen në Stamboll

26 Gusht 2007

Ferrari sërish kryeson garën për titull të Formula 1 me fitoren e dyfishtë të Masës i pari dhe Rakinënit i dyti në garën për çmimin e madh të Turqisë.

Fotografi: AP


Pas 58 orësh braziliani Felipe Masa festoi suksesin e tretë të këtij sezoni duke fituar garën e Formula 1 për çmimin e madh të Turqisë në Stamboll. Ai e përmirësoi pozicionin e tij me 69 pikë duke fituar kështu 12 nga 17 garat e sezonit për klasifikimin ndërkombëtar. Ndonëse vazhdon të kryesojë britaniku Luis Hamilltën, në garën e Stambollit ai arriti të zerë vendin e pestë pavarësisht nga një defekt që pati Mclaren-Mercedesi i tij. Epërsia e Hamilltënit megjithatë u kompensua me pesë pikë prej shokut të ekipit të tij Fernando Alonso. Spanjolli ia doli që përmes një gare pa rënë në sy të sigurojë vendin e tretë. Më i miri nga pesë pilotët gjermanë në këtë garë doli piloti i BMW-së Nik Heidfeld në vendin e katërt. Heidfeld të martën e zgjati kontratën e tij tek BMW-Sauber edhe për dy vjet deri në 2009.