Fitore në Ligën A të Evropës
17 Shtator 2010Reklamë
Treshja e Bundesligës Leverkuseni, Dortmundi dhe Stuttgart-i kanë shkëlqyer që në start të Ligës Evropiane.
Leverkuseni mposhti kampionin rekord të Norvegjisë Rosenbrog Trondheim me rezultat 4:0. Dortmundi arriti të shënojë fitore kundër Karpati Lviv të Ukrainës me rezultat të ngushtë 4:3. Ndërsa Stuttgart-i shënoi fitore bindëse me rezulat 3:0 kundër ekipit Young Boys Bern nga Zvicra.
Autor: dpa/Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi