1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitues dhe humbës - Grupi muzikor ish gjermanolindor Silly

12 Tetor 2010

Në vitin 1978 në Berlinin Lindor u krijua grupi Silly. Për shumë fans të vjetër ky grup përbëhet nga këngëtarja e talentuar Tamara Danz, vajza e një diplomati, që me grupin e saj bënte muzikë ne ish RDGj

Grupi Silly bënte muzikë me standarte të tilla të larta prodhimi, që nuk dalloheshin nga ato të Gjermanisë Perëndimore. Por kush dëgjon me kujdes këngët e këtij grupi, kupton shpejt se Silly nuk ishte një grup i zakonshëm gjermano-lindor, i cili mundohej të imitonte perëndimin. Tekstet e këngëve të grupit Silly ishin poetike dhe në të njëjtën kohë kritike ndaj sistemit dhe të gatshme për luftë.

Themeluesja e grupit Tamara Danz

„Nuk mundeshim të shprehnim më direkt se kaq, çfarë donim. Sigurisht që gjithmonë mundet, por ky nuk ishte stili ynë. Strukturat e teksteve tona pasqyronin krejtësisht atë, që donim të bënim", thoshte Tamara Danz.

Këngë kritike ndaj sistemit qeveritar të Honeckerit

Fansat e pëlqenin këtë gjë, aparati shtetëror nuk e mbështeste. Po çfarë ndodhi më vonë? Telashe të programuara dhe censurim. Prodhimi i albumeve të tyre u bllokua në Gjermaninë Lindore, këngët dilnin në treg gjithmonë në fillim në Gjermaninë Perëndimore, në lindje ato shiteshin vetëm nën dorë. Por ky grup kishte mbështetësit dhe mbrojtësit e tij në Gjermaninë Lindore - fansat:

Tamara në konzert

"Në Gjermaninë Lindore kishte shumë mundësi për ne si krijues që konkretizoheshin dot vetëm falë mbrojtjes nga opinioni publik, pra dashamirësve të muzikës sonë. Ata nuk i detyroi njeri me shkopinj gome, që të blenin mijëra albumet tona. Ne kishim masa të mëdha me fans."

Pas kthesës politike grupi kalon një kohë të vështirë

Pas ndryshimit të sistemit në vitin 1989 grupi nga Berlini Lindor përjetoi një kohë të vështirë. Mes grupit Scorpions dhe këngës së tyre "Wind Of Change“ dhe David Hasselhoff-it me këngën „Looking For Freedom“ nuk kishte më vend për kritikat ndaj sistemit. Kështu që grupi e përdori vakumin e krijuar për të inçizuar një "album perëndimor". Por me gjithë kritikat pozitive, që korrën, askush në "Gjermaninë e re" nuk donte të dëgjonte këngë me "Bijtë e bushtrës". Më vonë pason lajmi i hidhur: Tamara Danz është e sëmurë me kancer. Ajo mbledh fuqitë e fundit për të prodhuar albumin më të mirë: "Paradies" (Parajsa). Pak pas daljes në treg të këtij albumi Tamara Danz vdes në vitin 1996.

Silly, me kengetaren Anna Loos, në një koncert 30.06.2010 në HamburgFotografi: picture-alliance/dpa

Pas humbjes së dy anëtarëve grupi riformohet

Pjesëtarët e tjerë të grupit Ritchie Barton, Uwe Hassbecker, Herbert Junck dhe Jäcki Reznicek filluan projekte të reja. Silly rrezikonte të humbiste përgjithmonë. Pas vdekjes së bateristit të grupit, Herbert Junck, tre të mbeturit rifillojnë një album të ri për grupin Silly. Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Tamara Danz Silly jep një koncert të ri. Silly & Miqtë këndojnë në vitin 2006 këngë të vetat, si edhe me këngëtarë të ftuar. Mes tyre ndodhet edhe aktorja Anna Loos, e cila merr rolin e këngëtares kryesore në grup:
"Ne kërkonim dikë, që sjell shumë personalitet me vete. Nuk kërkuam kurrë një zëvendësim për Tamarën, por dikë, që ka shumë energji dhe fuqi. Dhe fatmirësisht këto gjëra i gjetëm me Anën."

Fotografi: picture-alliance/Jazzarchiv

Dhe kështu, 14 vjet pas vdekjes së Tamara Danz, del në treg një album i ri me 14 këngë të reja, por gjithmonë me emrin Silly. Për shumë gjermanë perëndimorë ky grup është një newcomer i mirëpritur, për ish gjermano-lindorët kthimi i grupit më të rëndëissihëm të Lindjes. Por tani Silly është Anna Loos.

Autor. Uli José Anders/Sonila Sand

Redaktoi: Angelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW