Fituesit gjermanë dhe Lojërat Olimpike në Londër
3 Gusht 2012Këtë të premte (03.08) në finalen e garave në vozitjen katërshe është fituar një tjetër medalje e artë për Gjermaninë. Ekipi gjerman me Karl Schulze, Philipp Wende, Lauritz Schoof dhe Tim Grohmann, ka lënë pas ekipin e Krocisë dhe atë të Australisë duke shënuar edhe medaljen e pestë të artë në Londër në këtë garë. Ekipi gjerman medaljen e parë të artë arriti ta sigurojë të martën (31.07). Sportistët gjermanë treguan në kalërimin me pengesa përgatitje të lartë dhe udhëhoqën që në fillim të garës. Skuadra gjermane përsërit kështu triumfin e vitit 2008 para katër vitesh në Hong Kong. Ndërsa medalja tjetër shkoi në duart e sportistes gjermane në skermë Britta Heidemann, e cila fitoi medaljen e argjendtë.
Të enjten (02.08) në garën çiklizëm me distanca të shkurtra dyshja gjermane e përbërë nga kampionet botërore Miriam Welte dhe Kristina Vogel fitoi medalje të arta. Në velodromin të Londrës sportistja Vogel nga Erfurti dhe Welte nga Kaiserslautern, përfituan nga një gabim në ndërrim të rivaleve kineze, Gong Kinje/Guo Shuang, duke bërë që të arrijnë objektivin e tyre me 0,179 e sekondit më parë se sportistet kineze. Nuk munguan edhe medaljet e tjera të fituara nga sportistët gjermanë si përshembull medalja e bronztë e pingpongistit Dimitrij Ovtsharov apo medalja e bronztë në garën judo deri 100 kilogram nga judoka Dimitri Peters.
Të enjten (02.08) pati edhe gara të tjera që tërhoqën vemendjen si ajo e notit 200 metra stil i përzier, ku amerikani Michael Phelps fitoi medaljen e artë, por që shënon edhe medaljen e tij të 20 -të në Lojërat Olimpike. Kjo fitore e bën amerikanin Phelps notarin më të mirë të të gjitha kohrave në botë. Por sportistët amerikanë kanë shkëlqyer edhe në një garë tjetër siç është ajo e basketbollit. Ekipi i SHBA-së ka mundur ditën e enjte Nigerinë me rezultatin 156-73, duke shënuar edhe një rekord të ri pikësh në Lojërat Olimpike, pas atij të shënuar në vitin 1988 në Seul, nga ekipi i Brazilit me 138 pikë.
Sot (03.08) në Londër po pritet me shumë interes zhvillimi i garave në atletikë, e ashtuquajtur "mbretëresha e sporteve", ku priten të jenë të pranishëm 200.000 shikues në stadiumin olimpik, për të ndjekur garën mes atletëve rivalë botërorë.