Neujahrsansprache
31 Dhjetor 2011Ndryshimet rrënjësore në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, tërmetet, përmbytjet dhe reaktorët bërthamorë në Japoni dhe lindja e qytetarit të shtatëmiliardë në globin tokësor: janë ngjarjet kryesore të këtij viti ku ndalet kancelarja Angela Merkel në fjalën e saj me rastin e ndërrimit të viteve. Sipas saj: "2011 pa dyshim ishte një vit i ndryshimeve të thella".
Eshtë mirë që të paktën disa mbeten njëjtë. Kështu si çdo natë të Vitit të Ri me skeçin në programin televiziv gjerman "Dinner vor One", në të cilën gjithmonë i njëjti Butler James në mënyrë të përsëritur pyet : "me të njëjtën procedurë si vitin e kaluar - dhe zonja e rëndë Sofi si gjithmonë përgjigjet: në të njëtën procedurë si çdo vit". Edhe si fjala e e kancelares për Vitin e Ri, në prag të ndryshimit të viteve, ajo hedh vështrimin me plot krenari në vitin që ikën dhe flet me plot besim për atë që vjen.
Përpjekje për besim në euro - dhe tek Merkeli
Megjithatë këtë herë Merkel nuk e ka të lehtë me besimin. Ngaqë kriza europiane e borxheve "na mban në të njëtën frymë". Europa ndodhet "në provën e saj nga më të rëndat prej dekadash", thotë kancelarja, dhe ajo e di që që "shumë janë të shqetësuar për sigurinë e monedhës sonë ". Por qytetarët mund të "besojnë për atë që unë do të bëj gjithçka për të forcuar euron": Një mësim nga e kaluara është që "një monedhë e përbashkët mund të jetë me të vërtetë e suksesshem në qoftë se ne punojmë së bashku më shumë se deri tani në Europë", theksoi kancelarja.
Sikurse presidenti i Gjermanisë, Christian ëulff, një javë më parë në fjalën e tij me rastin e Krishtlindjeve, ashtu edhe Merkel foli për" terrorizmin e ekstremizmit të djathtë dhe bandën e vrasësve " që u zbulua në vjeshtë. Ky grup në më shumë se një dekadë duhet të ketë vrarë dhjetë njerëz. Për viktimat "ne së bashku" jemi fajtorë, që të qartësojmë tërësisht këto vrasje, tha kancelarja. Dhe "kjo është detyra jonë, për të mbrojtur të vendosur vlerat e shoqërisë sonë të lirë dhe të hapur - në çdo kohë dhe kundër çdo forme të dhunës".
Ne duhet të mendojmë për nesër
Për Vitin e Ri, kancelarja u shpreh për punë të mëtejshme për një të ardhme të sigurtë të gjermanëve. Familjet do duheshin forcuar për të përmirësuar përkujdesjen e atyre që kanë nevojë. Për këtë është e nevojshme një ekonomi e suksesshme dhe mënyra jetese më e mirë në një mjedis të pastër, që do të thotë se " koncepti ynë për energjinë duhet të zbatohet sa më shpejt - pra një braktisje e energjisë bërthamore dhe ndërtimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. "Ne duhet të mendojmë për nesër".
Sot megjithatë qarkullon në internet një version i "Dinner vor One", në të cilën kancelarja është zonja Sofi dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, Butler i saj. Shumë në Europë mendojnë se ka gjasa që kjo nuk ka për t'ja bërë më të lehtë Angela Merkelit vitin 2012.
Autor: Peter Stützle/Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Lindita Arapi