1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjalimi i kancelares Merkel / Presidenca spanjolle e radhës së BE-së / Kritikat e Presidentit Obama / Bilanci i Organizatës "Reporterë pa Kufij"

3 Janar 2010

1. Përveç fishekzjarreve tradicionale dhe hapjes së shampanjës, në mbarë botën në kohën e ndërrimit të motmoteve u dëgjuan fjalë me urimet më të përzemërta për të afërmit dhe më të dashurit. Fjalë përshëndetëse por edhe paralajmërime për sfidat që i presin bashkëqytetarët e saj, kishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

2. Me një janar Spanja e morri presidencën e radhës së BE-së nga Suedia. Por spanjollët do të përballen edhe me disa ndryshime, pasi që në dhjetor është futur në fuqi Marrëveshja e Lisbonës, për reformimin e BE-së, informon Birgit Schmeitzner.

3. Pas tentatit të shmangur ndaj një avioni civil amerikan, Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka pranuar dështimin e sistemeve shtetërore të sigurisë. Ka mangësi të rënda në punën e forcave të sigurisë, tha Obama në bazën ushtarake në afërsi të shtëpisë së pushimeve në Havai, ku ndodhet aktualisht. Albrecht Ziegler sjell hollësitë.

4. Fundi i vitit është koha kur bëhen përmbledhjet e zhvillimeve dhe statistikave: çfarë ishte mirë, çfarë keq dhe cilat ishin zhvillimet kryesore. Gazetarët janë ata të cilët më së shumti bëjnë përmbledhjet e vitit dhe i analizojnë ato, ndërsa organizata Reporterët pa Kufij bën një raport për punën e tyre. Viti 2009 nuk ishte vit i mirë për gazetarët, thuhet në raprotin për vitin 2009. Heiner Kiesel.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë