1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FMN e sheh ekonominë botërore në kurs përmirësimi

Rolf Wenkel/ Auron Dodi22 Janar 2014

FMN është bashkuar me qendrimin e organizatës së tij simotër, Bankës Botërore dhe ka projektuar një pamje mjaft optimiste të së ardhmes të ekonomisë botërore. Por ai sheh ende rreziqe.

Logo Internationaler Währungsfonds
Fotografi: picture-alliance/dpa

Një javë, pasi Banka Botërore bëri në Uashington një prognozë optimiste për ekonominë botërore, shembullin e saj po e ndjek edhe organizata simotër, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Mesazhin kryesor i World Economy Outlook, i aktualizuar të martën (21.01.2014) në Uashington: ekonomia botërore vazhdon shlodhjen, por kjo shlodhje është e brishtë dhe jo e njëtrajtshme.

Kështu, rritja globale, sipas prognozave të FMN, nga tri përqind vitin e kaluar do të rritet në 3,7 përqind këtë vit, por vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion ekonomik do të rriten me ritme të ndryshme. Në një kohë kur vendet e industrializuara mund të presin një rritje me 1,3 deri 2,2 përqind, vendet në ekspansion ekonomik dhe në zhvillim do të rriten nga 4,7 përqind në vitin e kaluar, në rrethj 5,1 përqind këtë vit.

Frenat janë liruar

Me këtë, Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon prognozën e tij të tetorit. "Shmangia është vetëm 0,1 përqind", tha kryeekonomisti i FMN, Olivier Blanchard në Uashington. "Gradualisht, frenat për një shlodhje ekonomike po lirohen", u shpreh më tej Blanchard. "Dhe kjo ka tri shkaqe: nga njëra anë, presioni për konsolidimin e buxhetit në shumë shtete ka rënë. Së dyti edhe sistemi financiar gradualisht po shlodhet. Dhe së fundi, pasiguria e përgjithshme po bie."

Olivier Blanchard - Kryeekonomisti i FMNFotografi: picture-alliance/ dpa

Por kjo megjithatë nuk do të thotë që të gjitha rajonet e botës rimëkëmben në mënyrë të njëtrajtshme. "Ndër vendet e industrializuara, shlodhja është më e theksuar në SHBA se në Evropë dhe në Evropë më fort në bërthamën e Evropës se sa në Jug", shprehet Blanchard. FMN shqetësohet para së gjithash për papunësinë e lartë në Evropë.

Shlodhje ekonomike e ndarë në dy pjesë

Për SHBA, perspektivat sipas Blanchardit duken përkundrazi të mira. Rritja ekonomike bëhet gjithnjë e më solide, kërkesa private për konsum është e gjallë, ritmet e rritjes ekonomike mund të shtohen nga 1,9 përqind në vitin 2013 në 2,8 përqind në vitin në vazhdim. Kjo nga ana tjetër i jep Bankës Qendrore Amerikane, Fed hapësirën e nevojshme për të dalë nga politika financiare ultraliberale. Por këtë, FMN e pret vetëm në vitin 2015.

Në Evropë, Blanchardi përballet me një shlodhje të ndarë në dy pjesë. Britania e Madhe mund të arrijë një rritje prej 2,4 përqind, Gjermania 1,6 përqind, në një kohë që Franca mund të llogarisë një rritje rreth 0,9 përqind. Për këtë francezi Blanchard bën përgjegjëse "pasiguritë politike" në vendin e tij. Fëmijë problematik në sytë e FMN mbetet Jugu i Evropës. Atje vërtet që eksporti është rritur, por kanë mbetur detyrimi për konsolidimin e buxhetit, kërkesa e dobët në tregun e brendshëm dhe bankat e sipërmarrjet e dobësuara, të cilat e kërcënojnë rritjen.