1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat afgane të sigurimit lirojnë gjermanen e rrëmbyer në Kabul

20 Gusht 2007

Kabul: Një ditë e gjysëm pas rrëmbimit të saj forcat e sigurimit arritën të lirojnë 31 vjeçaren gjermane të rrëmbyer në kryeqytetin afgan, Kabul. Sipas informatave të ministrisë së jashtme gjermane bashkëpunëtorja e organizatës humanitare 'Ora international' ndodhet nën përkujdesjen e ambasadës gjermane në Kabul. Sipas të dhënave të autoriteteve afgane gjatë aksionit policor janë arrestuar disa kidnapues. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) falendëroi qeverinë dhe autoritetet në Afganistan për bashkëpunimin e treguar me këtë rast.