1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat izraelite vrasin katër palestinezë ekstremiste

14 Gusht 2007

Ushtria izraelite ka vrarë gjatë një sulmi në jug të Rripit të Gazës katër palestinezë. Sipas të dhënave të forcave të sigurimit në mesin e të vrarëve janë një anëtar i Hamasit radikal islamik dhe një tjetër nga një grup tjetër militant. Ushtarët izraelitë gjatë këtij aksioni kishin përdorur tanke dhe helikopterë. Luftimet u shtuan kur njësitë ushtarake izraelite u afrua në një fshat, pranë qytetit Kan Junis (Chan Junis), bëjnë të ditur banorët. Izraeli nga ana e tij foli për një sulm kundër terroristëve.