1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat pakistaneze:Ultimatum islamistëve në Xhami që të dorëzohen

9 Korrik 2007

Islamabad:Forcat pakistaneze të sigurimiti i kanë bërë thirrje edhe një herë në formë ultimatumi të gjithë islamistëve që vazhdojnë të qëndrojnë brënda në Xhaminë e Kuqe, të dorëzohen.Ky është paralajmërimi i fundit , bëjne të ditur burimet nga këto forca.Kompleksi i ndërtesës, ku brënda ndodhen edhe shumë gra dhe fëmijë ,shumë shpejt mund të rrënohet.Por, kleriku pakistanez Rashid Ghazi thotë se ai dhe pasuesit e tij do të preferonin të vdisnin si martirë, duke hedhur poshtë kërkesat e qeverisë për dorëzim pa kushte.
Në një deklaratë të publikuar nga ai, Ghazi tha se shpresonte që vdekja e tij do të provokonte një revolucion islamik në të gjithë Pakistanin.