Formula 1, Fernando Alonso fiton trofeun e Monakos
28 Maj 2007Reklamë
Alonso e përfundoi garën me kohën 1:40:29,32, kurse pas tij në finish hyri shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton, me 4 sekonda kohë më shumë. Në podium u ngjit edhe braziliani i Ferrarit, Felipe Massa i cili zuri vendin e tretë me Ferrarin.
Sipas tabelës së renditjes, në krye qëndron Alonso me 38 pikë së bashku me Hamilton, i cili ka të njëjta pikë. I treti në rradhë është Felipe Massa. Renditja e konstruktorëve rradhit të parin McLaren Mercedes me 76 pikë, më pas qëndron Ferrari me 56 pikë dhe në vend të tretë është BMW me 30 pikë. Kjo ishte fitorja e 150-të e McLaren-it në Formula 1 i cili këtë rradhë u drejtua nga piloti spanjoll 26-vjeçar.