1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFrancë

Francë: Më pak arrestime pas qetësimit të trazirave

5 Korrik 2023

Franca duket se i është rikthyer qetësisë pas tronditjes që shkatuan protestat e dhunshme që pasuan vrasjen e një adoleshenti.

Franca duket se i është rikthyer qetësisë
Franca duket se i është rikthyer qetësisë Fotografi: ZAKARIA ABDELKAFI/AFP

Policia numëroi vetëm 16 arrestime gjatë natës së të martës (04.07) njoftoi të mërkurën Ministria e Brendshme e Francës. Sipas gazetave franceze ky është numri më i ulët i arrestimeve që nga fillimi i trazirave më 27 qershor.

Po ashtu nuk ka pasur dëme ndaj komisariatëve të policisë apo sulme ndaj oficerëve të policisë. Megjithatë Presidenti Emmanuel Macron tha se nevojitet ende kujdes.

Një javë pas vdekjes së adoleshentit Nahal Franca u trondit nga veprime të dhunshme. Zemërimi drejtohet kundër shtetit.

Presidenti Makron në takim me kryetarët e bashkive të zonave më të prekura prej traziraveFotografi: Ludovic Marin/AFP/AP/picture alliance

Në një takim me rreth 250 kryebashkiakë të qyteteve të prekura më tepër nga shpërthimi i dhunës, presidenti Makrontha se gjërat që ishin praktikuar për dekada me radhë nuk duhet të përsëriten. I nevojshëm është një "reagim që t'i përgjigjet nivelit të asaj që përjetuam" - tha Makroni, i cili kërkoi që sfondi i ngjarjeve të fundit të "analizohet në detaje".

Duke ju referuar protestuesve që janë kryesisht të mitur, Macron njoftoi se proceset gjyqësore do të zhvillohen më të shpejt. Po ashtu prindërit e të rinjve që kanë kryer krime do të "shoqërohen më mirë” nga punonjës të specializuar njëra anë dhe do të sanksionohen më me vendosmëri nga ana tjetër. Trazirat arritën kulmin, tha Presidenti, megjithëse në ditët dhe javët në vijim kërkohet ende kujdes. Ruajtja e përhershme e rendit ka prioritetin më të lartë, tha Makroni.

Zemërim ndaj shtetit

Pas vdekjes së 17-vjeçarit Nahel nga një plumb policie gjatë një kontrolli trafiku të martën javën e kaluar, Franca u trondit nga trazira të rënda. Në të gjithë vendin pati plaçkitje të përsëritura, zjarrvënie dhe konfrontime të dhunshme midis oficerëve të policisë dhe vandalëve. Deri tani janë arrestuar rreth 3,500 vetë. Prej akteve të dhunës dhe vandalizimit u dogjën më shumë se 12.000 automjete, u sulmuan, grabitën ose iu vu zjarri rreth 1.100 ndërtesave, ndër to shumë bashki dhe më shumë se 200 rajone policie.

Ndërtesa në zonat e lëna pas dore të qyteteveFotografi: Alexandre Marchi/maxppp/picture alliance

Zemërimi, veçanërisht i shumë të rinjve nga zonat e lëna pas dore të qyteteve, drejtohej ndaj simboleve të Republikës Franceze, prandaj shpesh objekt i sulmeve të tyre ishin bashkitë dhe komisariatet e policisë.

Ndërkohë janë bërë të njohura shifrat e para për masën e dëmeve për zonën e Parisit. Sipas një vlerësimi fillestar të shoqërive të transportit dëmi është "të paktën 20 milionë euro”.