1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFrancë

Francë: Populistët e djathtë fitues në raundin e parë

30 Qershor 2024

Kampi i Marie Le Pen fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare shumicën e votave. Kampi i presidentit Emmanuel Macron renditet në vendin e tretë.

Marie Le Pen
Kampi i Marie Le Pen fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare Fotografi: Yves Herman/REUTERS

Asambleja Kombëtare e Francës mund të dominohet ndjeshëm nga radikalët e djathtët dhe konservatorët. Kampi i Marie Le Pen fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare pjesën më të madhe të votave. Nëse Rassemblement National do të arrijë një shumicë relative apo madje absolute, kjo do të vendoset në randin e balotazhit më 7 korrik. E vetmja gjë që është aktualisht e sigurt është se, sikurse parashikohej, Rassemblement National fitoi shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare: 34 për qind.

Kampi i presidentit Emmanuel Macron renditet në vendin e tretë me rreth 22 për qind të votave pas aleancës së majtë Nouveau Front Populaire (Fronti i Ri Popullor)

që fitoi rreth 29.1 përqind.

Humbje e hidhur për presidentin francez Emmanuel MacronFotografi: LUDOVIC MARIN/AFP

Rezultati është një humbje e hidhur për presidentin francez Emmanuel Macron. Ai shpresonte t'i përdorte zgjedhjet e parakohshme për të zgjeruar shumicën relative të grupit të tij centrist në dhomën e ulët të parlamentit. Kjo tani duket jashtëzakonisht e pamundur.

E pamundur të bëhen parashikime të sakta

Sipas parashikimet fillestare populistët e djathtë të Marine Le Pen dhe aleatët e tyre mund të bëhen forca më e fortë në dhomën e ulët me 230 deri në 280 deputetë. Por ndoshta ata nuk do ta arrijnë shumicën absolute prej 289 deputetë.

Tani për tani nuk mund të bëhen parashikime të sakta për shpërndarjen e vendeve në parlament, sepse përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, partitë mund të krijojnë aleanca lokale që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Raundi i balotazhit

Meqenë Franca ka sistem votimi maxhoritar rezultati varet shumë  edhe nga fakti se sa kandidatë mund të tërhiqen nga balotazhi për të parandaluar fitoren e kandidatit të Rassemblement National. Për shkak të pjesëmarrjes së lartë të votuesve për raundin e dytë janë kualifikuar tre kandidatë në rreth 300 nga 577 njësitë zgjedhore.

Aleanca e Majtë u bëri thirrje kandidatëve të saj që të tërhiqen nga balotazhi në zonat ku ata dolën të tretët dhe e djathta e para.Fotografi: Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images

Themeluesi i Partisë së Majtë u bëri thirrje kandidatëve të tij që të tërhiqen nga balotazhi në zonat ku Aleanca e Majtë doli e treta dhe e djathta e para.

Edhe kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi tërheqjen e rreth 60 kandidatëve të kampit qeverisës nga raundi i balotazhit, që të pengojë fitoren e kandidatëve populistë të djathtë, tha ai pas njoftimit të reziltatave të dielën në mbrëmje në Paris. "Asnjë votë nuk duhet të shkojë për Rassemblement National”, tha ai.