Francë: Prezervativë falas për 18-25-vjeçarët
18 Dhjetor 2022Reklamë
"Një mini-revolucion për kontracepsionin.” Kështu e përshkroi presidenti francez Emmanuel Macron masën e qeverisë për të ofruar falas prezervativë për të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
Të rinjtë mund t'i marrin prezervativët falas në farmaci duke filluar nga 1 janari 2023. Kjo është një përpjekje e qeverisë për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë.
Në fillim të këtij viti Franca miratoi edhe pilulat kontraceptive hormonale falas për femrat nën moshën 26 vjeçpër të shmangur situatat, në të cilat gratë detyrohen ta ndërpresin marrjen e kontraceptivëve, sepse nuk mund ta përballojnë pagesën e tyre.