1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca - vendi problematik i Europës

Johanna Schmeller / Lindita Arapi18 Nëntor 2013

Ekonomia franceze nuk i ka punët mirë. Fuqia e dikurshme europiane vuan nga problemet në industri, tregun e punës dhe sistemet sociale. Reformat ende nuk po japin efekt.

Fotografi: picture-alliance/dpa

"Forca, ju blutë" - kështu i japin zemër francezët kombëtares së tyre. Por aktualisht mbetet që fqinjët e Gjermanisë të pyeten "nëse keni më takat ju blutë". Për herë të dytë agjencia e vlerësimit financiar, "Standard&Poor e zbriti bonitetin "Grande Nation". Notën më të mirë Franca e humbi që vitin e kaluar. Në vlerësimin e agjencisë thuhet se reformat e filluara nuk do të ndikojnë në një stabilizim afatmesëm të ekonomisë franceze. Kërcënohet Europa nga një Spanjë e dytë?

Prodhime masive në vend të makinave luksoze PeugeotFotografi: AP

Problemet e Francës?

Do të ishte e ekzagjeruar një supozim i tillë. "Franca nuk është më kot ekonomia e pestë më e fuqishme e botës dhe e dyta në Europë" i korrigjon Henrik Uterwedde nga Instituti Gjerman-Francez kryetitujt e ditëve të fundit. Megjithatë ekonomisti shprehet me shqetësim sepse "ekonomia franceze nuk i ka punët mirë."

Industria franceze ndodhet në darën e konkurrencës botërore, papunësia e të rinjve është e lartë, sistemi social po dobësohet - dhe reformat e rëndësishme shtyhen në kohë. "Qeveria ndodhet para një pakete problemesh. Kjo e bën të vështirë të veprohet shpejt dhe në mënyrë bindëse", argumenton Uterwedde në bisedë me Deutsche Wellen gjendjen aktuale në politikën franceze. Rënia e ekonomisë franceze është krijuar në dhjetë vitet e fundit. Shërimi është po kaq i vështirë.

...dhe makina për vajza në vend të automjeteve shtetërore.Fotografi: Daniel Roland/AFP/Getty Images

Borxhe të larta publike

Frédéric Schaeffer redaktor i gazetës franceze, "Les Echos" analizon situatën aktuale: "Nga njëra anë me këtë vlerësim negativ, përpjekjet për reforma që po ndërmerren që prej një viti cilësohen si të pamjaftueshme, nga ana tjetër ky vlerësim është një shuplakë për deficitin e lartë buxhetor." Me 53% të prodhimit të brendshëm bruto, Franca ka një ndër deficitet më të larta publike në Europë.

Franca i ka shkelur disa herë kriteret e Maastrichtit për mostejkalimin e kufirit të 3% të borxhit të ri. Këtë vit ai kap shifrën 4%. Deri më tani borxhi i ri publik është financuar përmes rritjes së tatimeve. Nga viti 2015 do të shkurtohen edhe shpenzimet shtetërore, duke shpresuar kështu që të mos kalohet kufiri i 3%. Standard&Poor e sheh si të pamundur që qeveria franceze të jetë në gjendje të ulë borxhin shtetëror.

Protesta kundër reformave në tregun e punës në BretanjëFotografi: AFP/Getty Images

Industria në krizë

Edhe aftësia e dobët e industrisë franceze për të konkurruar globalisht ka ndikimet e saj në ekonomi. Disa prej produkteve franceze nuk i rezistojnë konkurrencës së huaj. Ekonomisti Uterwedde thotë se "firmat ofrojnë shpesh produkte shpesh banale", "kështu në vend të Mercedesit luksoz kemi Renault Twingo ku shikohet çdo cent- kështu që konkurrenca botërore godet me tërë fuqinë e saj."

Eksperti parashtron sistemin qarkullues: Për sa kohë që firmat nuk rrisin fitimet, ato mund të investojnë shumë pak në shkencë dhe teknologji, për të sjellë inovacione të reja në treg."

...dhe protesta kundër reformave në sistemin pensional në Paris.Fotografi: Reuters

Sistemi social në rrezik

Përveç kësaj në Francë janë ende shumë të larta kostot e punëdhënësve për punëmarrësit. Sistemi social ka një deficit të akumular prej 25 miliardë eurosh. Shkurtimet në këtë drejtim nënkuptojnë dobësimin e fuqisë blerëse, e është pikërisht konsumi që luan një rol pozitiv në stabilizimin e koniunkturës së brendshme në Francë.

Durimi i qytetarëve po shkon drejt fundit: Protestat e fundit në Bretanjë kundër rritjes së tatimeve treguan se francezët nuk e pranojnë më rritjen e tatimeve.

Me 11 % papunësia arrin nivel rekord në vend.Fotografi: picture-alliance/dpa

Tregu i punës jostabil

Papunësia në Francë kap shifra rekord. Sipas agjencisë "Standard&Poor" deri në vitin 2016 do të kapë shifrën e 10%. "Papunësia e lartë e të rinjve është dy herë e gjysmë më e lartë" thotë redaktori Frédéric Schaeffer. Sipas tij ka një përmirësim të lehtë të papunësisë tek të rinjtë, por vetëm kur ekonomia të shënojë shifra pozitive të rritjes, atëherë firmat do të punësojnë në mënyrë afatgjatë.

Edhe eksperti Henrik Uterwedde e kritikon "tregun e vjetëruar të punës". Megjithatë reformat e nisura janë mjaft thelbësore për Francë. "Po qe se Hollande do të vazhdojë në këtë rrugë dhe do të ndërmarrë dy ose tre reforma të tjera si sigurimi social atëherë mund të ecin punët mirë në Francë."

...dhe ajo prek veçanërisht të rinjtë.Fotografi: imago/ecomedia/robert fishman

Megjithatë tregjet ndërkombëtare nuk kanë reaguar me panik pas vlerësimit të "Standard&Poor". Ende Franca mund të huazojë borxhe me norma të ulëta interesi. Por kjo vetëm sepse në Europë, veç Gjermanisë nuk ka shtet tjetër që ka obligacione më të sigurta.