1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Freedom Hause": Shqipëria rënie në demokraci, Kosova po në vend

18 Qershor 2007

Budapest: Organizata "Freedom Hause" paraqiti në Budapest studimin mbi nivelin e demokracisë në vendet e reja të Bashkimit Europian dhe ato aspirante. Ndërsa vlerësonte se ka efekte negative në demokraci për shkak të polarizimit politik në vendet ish-komuniste, kjo organizatë vë re se në Ballkan, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia kanë njohur rënie në nivelin e demokracisë. Më mirë paraqitet gjendja në Serbi dhe Bosnjë. Ndërkohë që Maqedonia dhe Kosova nuk kanë patur asnjë përmirësim. Përfundimet e studimit "Kombe në Tranzicion 2007" u diskutua në Hungari gjatë një takimi me përfaqësues të 29 vendeve të Evropës qëndrore dhe Euro-Azisë.