1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fund i tensionimit? Merz telefonon me Donald Trump

dpa, AFP, Reuters
16 Maj 2026

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë së fundmi të tensionuara. Tani, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike.

Friedrich Merz duke telefonuar
Friedrich Merz dhe Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike. Merz shkroi në platformën X se biseda kishte qenë "e mirë”Fotografi: Fotostand/Reuhl/picture alliance

Pas konflikteve të tyre të fundit në publik Friedrich Merz dhe Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike. Merz shkroi në platformën X se biseda kishte qenë "e mirë” dhe se të dy kishin ranë dakord se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjithashtu, sipas Trumpit dhe Merzit ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.

Sipas kancelarit Merz tema të tjera të bisedës telefonike me presidentin amerikan ishin gjetja e një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën si dhesamiti i NATO-s në Ankara që do të zhhvillohet në fillim të qershorit. "SHBA-ja dhe Gjermania janë partnerë të fortë në një NATO të fortë”, theksoi më tej Friedrich Merz.

Gjatë telefonatës Donald Trump ndodhej në avion në fluturimin e kthimit nga Kina, ku u takua me presidentin kinez Xi JinpingFotografi: Mark Schiefelbein/REUTERS

Gjatë telefonatës Donald Trump ndodhej në avion në fluturimin e kthimit nga Kina. Atje ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Edhe në ato bisedime temë kryesore ishte Irani. Deri tani Trump nuk është shprehur publikisht për bisedën me Merzin.

Marrëdhënie e acaruar

Marrëdhënia mes Friedrich Merz dhe Donald Trump ka qenë për një kohë të gjatë mjaft e mirë. Megjithatë javët e fundit Trump reagoi ashpër ndaj disa deklaratave të kancelarit Merz, i cili gjatë një aktiviteti me nxënës në Sauerland kishte thënë se SHBA-ja duket se nuk ka një strategji të qartë në luftën me Iranin. Duke iu referuar negociatave të bllokuara, ai tha gjithashtu se "një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja shtetërore iraniane”.

Gjatë një aktiviteti me nxënës në Sauerland Merzi kishte thënë se SHBA-ja duket se nuk ka një strategji të qartë në luftën me IraninFotografi: Christoph Reichwein/dpa/picture alliance

Pas kësaj Trumpi e akuzoi Merzin se nuk e di për çfarë po flet. Ai kërcënoi gjithashtu se do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Në fillim të majit qeveria amerikane njoftoi tërheqjen e një pjese të trupave të stacionuara në Gjermani. Ministria e Mbrojtjes e justifikoi vendimin me një rishikim të detajuar të stacionimit të forcave amerikane në Evropë.

Trumpi e ka akuzuar vazhdimisht Gjermaninë si  dhe partnerë të tjerë të NATO-s për mungesë mbështetjeje në konfliktin me Iranin dhe ka bërë të qartë disa herë se kishte pritur më shumë nga NATO. Sipas tij NATO është një aleancë mbrojtëse, e cila duhet të reagojë në rast se një nga shtetet anëtare sulmohet.

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW