1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fundi i misionit më të gjatë ushtarak - Britania e Madhe tërheq trupat nga Irlanda e Veriut

Silke Brandt1 Gusht 2007

Pas 38 vjetësh Londra tërheq trupat nga Irlanda e Veriut. Ushtarët që do të mbeten nuk kanë më detyra kontrolluese në provincë. Nga 1 gushti 2007 përgjegjëse për sigurinë në Irlandën e Veriut është policia vendase.

Trupat britanike largohen nga Irlanda e VeriutFotografi: AP

Misioni ushtarak në Irlandën e Veriut është një nga kapitujt më të errët në historinë e ushtrisë britanike mendon komandanti i trupave britanike në Irlandën e Veriut Uejn Harber: "Mendoj se disa nga shohin si trupë mbrojtëse, të tjerë si trupë pushtuese. Ne natyrisht jemi në gjendje ta kuptojmë këtë. Sidoqoftë është e pamundur të nxjerrësh diçka pozitive nga kjo situatë. Dhe të them të drejtën asnjëherë nuk kemi besuar se do t'i bënim të gjithë për vete."

Ndërhyrja e trupave britanike në 1969 në Irlandën e VeriutFotografi: picture-alliance/ dpa

Në vitin 1969 nis operacioni Banner. Pas luftimeve të përgjakshme mes katolikëve dhe protestantëve policia britanike do të mbështesë policinë në vend. Fillimisht mendohet se misioni do të zgjasë vetëm pak muaj. Në fillim të vitit 1972 situata përshkallëzohet. 14 demonstrues vriten nga plumba të ushtrisë. Ajo ditë hyn në histori si "e djela e përgjakshme". Në konflikt humbasin jetën 3500 vetë. Partitë në Irlandën e Veriut e kanë përshëndetur tërheqjen e ushtrisë britanike. Terry Heraghty nga Sinn Fein: "Mendoj se është diçka fantastike, një përmirësim i madh për këtë zonë, për sipërmarrsit që vijnë këtu dhe hapin vende pune.", kështu shprehet një përfaqësues i partisë Sinn Fein.

Duke nisur nga sot (01.08) përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në Iralndën e Veriut do të jetë vetëm policia.