Fuqia ushtarake e Iranit
15 Maj 2018Irani është forcë e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme, me 534 mijë persona aktivë në ushtri, marinë, forcë ajrore dhe Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC). Indexi botëror, Global Firepower Index, një faqe interneti që bën renditjen online të fuqive ushtarake, e klasifikon Iranin në vendin e 13 në 136 vendet e botës. Kjo renditje bëhet në bazë të 50 faktorëve, përfshirë edhe potencialin e aftësisë për luftë të forcave jokonvencionale (jo nukleare), fuqisë së ushtrisë, gjeografisë dhe financave. Për të bërë një krahasim me fuqi të tjera rajonale, po themi se Turqia radhitet e nënta, kurse Egjipti i 12-ti, Izraeli i 16-ti dhe Arabia Saudite e 26-ta.
Popullsia e Iranit prej 82 milionësh, tregon se ushtria mund të rritet. Ky është një faktor kyç në zgjatjen e luftrave, siç zgjati luft Iran- Irak, midis 1980 -1988.
Sidoqoftë, buxheti prej 16 miliardë dollarë në vitin 2017, nuk mund të krahasohet me rivalët e veçantë rajonalë dhe është i vogël në krahasim me shpenzimet për mbrojtjen që bëjnë vendet me të cilat Irani mund të hynte në konflikt: si për shembull buxheti i Izraelit prej 18.5 miliardë dollarë (plus 3.5 miliardë dollarë ndihma ushtarake prej SHBA), i Arabisë Saudite 76.7 miliardë, dhe Shteteve të Bashkuara prej 600 miliardë dollarë.
Asimetria strategjike përgjigje për disavantazhet
Irani shiit është financiarisht peshë e vogël për ato vende që ai i sheh si kërcënime ushtarake, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shtetet arabe të Gjirit, të cilat janë sunite. Po ashtu vendi është i rrethuar nga baza ushtarake amerikane dhe atij i mungon garancia e sigurisë që rivalët - arabët e Gjirit dhe Izraeli marrin prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç kësaj Irani ka vuajtur katër dekada me radhë nën embargon e Shteteve të Bashkuara dhe që prej 2006 nën kufizimin e armatimit prej Kombeve të Bashkuara. Kjo e ka detyruar Iranin të mbështetet tek prodhimi vendas i armëve. Ndërkohë, rivalët e Iranit kanë siguruar sisteme të avancuara armësh nga Perëndimi.
Për të kompesuar dobësinë e tij relative, Teherani mbështetet tek aftësitë asimetrike dhe tek masat parandaluese për uljen e kostove.
Mbrojtje përpara
Një nga pikat e strategjisë iraniane të mbrojtjes është "mbrojtja përpara” kryesuar nga operacionet speciale të Quds Force të IRGC. Strategjita përfshin përdorimin e aleatëve rajonalë dhe përfaqësuesve të tyre, e njohur si "aksi i resistencës”, si levë për të goditur, mposhtur, apo luftuar armiqtë e Iranit që të qëndrojnë larg tokës iraniane.
Disa grupe, përfshirë edhe Njësitë e mobilizimit popullor në Irak që luftojnë "Shtetin Islamik”, shiitë militantë të huaj luftojnë në emër të Sirisë, mike e Iranit; grupet shiite libaneze të hezbullahut, rebelët Houthi në Jemen, dhe xhihadi islamik palestinez. Irani pra është një nga vendet rajonale që ka influencë mbi grupet palestineze të Hamasit në Rripin e Gazës.
Megjithëse aleate me Iranin politikisht dhe militarisht, këto grupe kanë shkallë të ndryshme reagimi dhe interesave politike lokale aty ku veprojnë.
Raketa balistike
Një pikë tjetër e rëndësishme e strategjisë ushtarake të Iranit, janë raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe mbi të ndërmjetme të afta për të goditur Izraelin, shtetet arabe të Gjirit, bazat ushtarake amerikane në rajon dhe pjesë të Evropës.
Siç thekson Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Irani i shikon këto raketa balistike si masa parandaluese kundër Izraelit, dhe në rast se Irani goditet atëherë armiqtë do të kundërgoditen në tokën e tyre ose në bazat ushtarake amerikane në rajon. Irani i shikon armët balistike si armë mbrojtëse, armiqtë e tij i konsiderojnë ato si rrezik ofensiv.
Politika e raketave balistike mund të kombinohet me politikën e mbrojtjes përpara, si përshembull sulmet me armë balistike të rebelevë jemenitë Hauthi kundër Arabisë Saudite, si përgjigje për luftën e saj në Jemen dhe armatimin e hezbullahëve nga Irani me një seri raketash kundër Libanit. Irani nuk pranon të ketë armatosur houthit me komponentë të raketave balistike.