Fuqitë aleate dhe përgjimet në Gjermani
3 Gusht 2013Pas zbulimeve të punonjësit të shërbimit sekret amerikan, NSA, Edëard Snoëden dhe debatit të ndezur në Gjermani për progamet e përgjimit të shërbimeve sekrete të huaja, ky vend nxjerr mësimet e para. Gjermania ka rënë në ujdi me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për shfuqizimin e marrëveshjes së vitit 1968 për vëzhgimin e rrjetit të saj të telekomunikacionit nga fuqitë aleate të Luftës së II Botërore. PAs 45 vitesh shfuqizohet marrëveshja "në ujdi të plotë" ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane në Berlin.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Gjermania detyrohet të vinte në dispozicion për fuqitë fituese perëndimore të Luftës së II Botërore komunikimin e postës dhe telekomunikacionit në rast se kjo ishte e nevojshme për fuqitë fituese. Marreveshja i jepte mundësi fuqive aleate të përdornin dhe të kërkonin rezultatet e përgjimit të entit të Mbrojtjes Kushtetuese dhe Shërbimit Informativ Gjerman (BND). Franca nuk ka vendosur ende për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje. Nga qarqet diplomatike në Paris thuhet se Franca po e shqyrton këtë mundësi, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Përgjimet do të vazhdojnë legalisht
Sipas ekspertëve megjithëse Gjermania e shfuqizon këtë marrëveshje, praktikisht nuk do të ndryshojë asgjë në realitet. Sipas dpa-së, e cila citon historianin nga Freiburgu, Josef Foschepooth, fuqitë aleate të dikushme mundet "që në bazë të të drejtave të të siguruara të pushtuesit nga Lufta e II Botërore të përgjojnë në Gjermani."
SHBA, Britania e Madhe dhe Franca edhe në të ardhmen kanë të dejtë të përgjojnë legalisht internetin dhe telefoninë në Gjermani, kjo në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1959 - bazë e marëveshjes së 1968 dhe e shfuqizuar të premten (02.08) ishte një marrëveshje e 3. gushtit 1959, një ujdi shtesë për statutin e trupave të NATO-s. Kjo është ende në fuqi, dhe ka qenë baza e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA, mendon historiani. "Thjesht ne jemi si edhe më parë të detyruar që të vemë në dispozicion informacione dhe për të punuar ngushtë së bashku. Por edhe fuqitë aleate kanë lejen që të punojnë të pavarur në Gjermani për sigurimin e informacioneve."