1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temperatura të larta nga energjia diellore

Fabian Schmidt/ Angelina Verbica25 Korrik 2012

Në Këln ekziston një furrë solare, që mund të arrijë temperatura prej deri në 2.500 gradë celsius. Se si funksionon ajo dhe çfarë mund të bëjnë studiuesit përmes saj?

Pasqyra parabolike
Pasqyra parabolikeFotografi: DW/ Fabian Schmidt

Shumë familje ngrohin me energji diellore ujin e dushit dhe të vaskës. Në mesin e verës, kur moti është i mirë, kolektorët diellorë mbi çati e ngrohin shpejt ujin në kazan. Por me këtö nuk merr fund shfrytëzimi i energjisë diellore. Në Këln ekziston një furrë solare, që mund të arrijë temperatura prej deri në 2.500 gradë celsius. Se si funksionon ajo dhe çfarë mund të bëjnë studiuesit përmes saj shpjegon Fabian Schmidt.

Në qendrën gjermane për Fluturimet në Ajër dhe Hapësirë në aeroportin Këln-Bon ndodhet një mur i madh prej pasqyre, tetë metër i lartë dhe shtatë metër i gjerë, një i ashtuquajtur heliostat. Motorët e rrotullojnë atë ngadalë në një pozicion të caktuar: "Heliostati është programuar nga kompjuteri, në atë mënyrë që ta hedhë gjithmonë reflektimin e dritës së diellit në koncentrator, pa marrë parasysh se në çfarë kohë të ditës, apo të vitit. Në këtë moment porta e koncentratorit është  e mbyllur për arsye sigurie."...Gerd Dibowski, drejtues grupi në Institutin për Studimet Diellore tregon një derë rotulluese, që hapet ngadalë.

Sonnenofen DLR: Dr. Gerd Dibowski vor dem HeliostatFotografi: DW/ Fabian Schmidt

Shfaqet koncentratori. Ai është një pasqyrë konkave, që përbëhet prej 159 hoje të vegjël gjashtëkëndësh. Sipërfaqja e saj është thuajse po aq e madhe sa sipërfaqja pasqyruese e heliostatit.

"Drita vjen nga heliostati në koncentrator. Pasqyrat e tij nuk duhet të lëvizen. Ata janë pozicionuar një herë në drejtimin e qendrës së dritës."

"Nganjëherë ne kalojmë të gjithë paraditen, duke parë, çfarë forme merr shtresa e reve. Kjo varet nga ajo, se për çfarë eksperimenti bëhet fjalë... Tek i fundit kishte 70 sekonda e rrezatim, te eksperimenti tjetër, do të jenë dhjetë sekonda, kjo është relativisht jo kritike. Por ka edhe eksperimente, që rrezatohen një ditë të tërë."

Sonnenofen DLR: Dr. Christian Raeder vor der VakuumkammerFotografi: DW/ Fabian Schmidt

Me eksperimente të tilla fizikantët e qendrës gjermane për Fluturimet në Ajër dhe Hapësirë mund të provojnë qëndrueshmërinë e bojrave të automobilave. Brenda një dite ata rrezatojnë bojën, me dozën e rrezatimit të një viti të tërë për të gjetur kështu, se cilat shtresa janë veçanërisht rezistente ndaj rrezeve agresive UV. Në teste të tilla, temperaturat arrijnë zakonisht nga 300-500 gradë celsius, por ka edhe më të nxehta, thotë drejtuesi i ekipit Dibowski:  "Ne jemi në gjendje të krijojmë temperatura deri në 2500 gradë celsius. Dhe pikërisht provat termike të shokut për qeramika, që përdoren si, për shembull, për objektet e fluturimit në hapësirë, janë këtu shumë të lehtë për t'u kryer."

Temperaturat e larta prej 800 deri në 1000 gradë celsius fizikanët i përdorin, edhe kur është fjala për të shkaktuar reaksione kimike me ndihmën e furrës diellore duke përdorur katalizatorë të caktuar. Veçanërisht premtues është një proces për prodhimin e hidrogjenit: "Ujin e avullojnë me anë të nxehtësisë dhe ndarja e hidrogjenit nga oksigjeni kryhet në një qeramikë, përmes të cilës përçohet avulli i ujit. Me anë të një reaksioni reduktimi dhe oksidimi me një oksid hekuri të përzier, pra ndryshk, hidrogjeni  dhe oksigjeni ndahen prej njëri-tjetrit prapa qeramikës."

Sonnenofen DLR: Zerschmolzener TresorFotografi: DW/ Fabian Schmidt

Përparësia e kësaj metode kimike direkte është se ajo arrin një efikasitet shumë më të lartë, se sa po të krijohet fillimisht rrymë elektrike dhe më pas të përftohet hidrogjen me elektrolizë. Edhe për hedhjen e mbeturinave mund të shfrytëzohen furrat diellore: Acidi sulfurik dhe toksinat e tjera mjedisore mund të ndahen me procese të ngjashme katalitike, pra shkërmoqen në komponentët e tyre kimikë.

Dhe në përpunimin e metaleve furra diellore mund të përdoret për shembull për të shkrirë aluminimn e ricikluar: "Alumini  është shumë i lehtë për t'u shkrirë në një temperaturë prej pak mbi 600 gradë, që nuk është problem për një furrë diellore dhe pastaj aluminin e shkrirë mund ta derdhësh në blloqe dhe ta çosh në prodhim."

Madje edhe rryma mund të prodhohet në mënyrë shumë efikase në një furrë diellore: Rrezatimi i koncentruar diellor drejtohet mbi një qeramikë në të cilën rrjedh ajri. Nga të nxehtit krijohet avull, i cili vë në lëvizje një turbinë. Një fabrikë me energji diellore, që operon në bazë të këtij parimi, ka tashmë në Almeria, në Spanjë.

Sonnenofen DLR: Vakuumkammer und KonzentratorFotografi: DW/ Fabian Schmidt
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW