1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll: Mynihu marshon drejt titullit

Elert Ajazaj14 Prill 2008

Gjashtë javë para mbylljes së kampionatit bavarezët kanë 10 pikë epërsi

Lukas Podolski i Bajernit pas golit të parë për ekipin e tij kundër Dortmundit.Fotografi: AP
Në kategorinë e parë të kampionatit gjerman të futbollit kryesuesi, Mynihu, zgjeroi epërsinë e vet në krye të renditjes në tanimë 10 pikë me fitoren 5:0 ndaj Dortmundit. Në ndeshjen e dytë të së dielës Leverkuzeni fitoi 3:0 kundër Shtutgartit. - Schalke pushoi trajnerin Mirko Slomka. Klubi reagoi kështu ndaj humbjes së rëndë 1:5 kundër Bremenit dhe eliminimit nga Champions League-a.