1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll: Përfundon 2:2 ndeshja e parë e kampionatit gjerman

11 Gusht 2007

Kampioni gjerman në fuqi, Shtutgarti, nuk pati nisjen e shpresuar në kampionatin e 45-të. Shvabët nuk arritën më shumë sesa një barazim 2:2 në duelin e prestigjit me nënkampionin, Shalken (Schalke 04). Golat kishin për autorë: Levan Kobiashvilin dhe Ivan Rakitiçin për Shalken dhe Sami Khedirën e Pavel Pardon për Shtutgartin.