Futboll - Rezultatet aktuale të Bundesligës
15 Prill 2007Reklamë
Shalke 04 dhe VfB Shtutgart në garën për titullin e kampionit kombëtar kanë avancuar me pikë. Kryesuesi i tabelës nga Gelzenkirheni, Shalke 04 duke fituar 3:0 në ndeshjen të shtunën me FSV Mainc, e parafundit kjo në talebën e klasifikimit, ka konsoliduar pozicionin në vend të parë. Shtutgarti pas fitores 2:1 me Hanoverin sërish ka dalë në vendin e dytë. Të tjera rezultate nga ndeshjet e së shtunës janë: Nyrnberg - Ahen 1:0, Kotbus - Volfsburg 3:2, Bielefeld - Frankfurt 2:4 dhe Bohum - Berlin 1:3. Të djelën luan Mynihu me Leverkuzenin dhe Dortmundi me Bremenin.