1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll

Elert Ajazaj15 Gusht 2005

Kampionati gjerman: Bajerni, Verderi, Shalke dhe Këlni në krye

Që në javën e dytë të kampionatit sulmuesi i Bajernit të Mynihut Roy Makaay është ngjitur në kuotën e pesë golave
Që në javën e dytë të kampionatit sulmuesi i Bajernit të Mynihut Roy Makaay është ngjitur në kuotën e pesë golaveFotografi: AP

Mbresëlënëse ishte paraqitja e Bajernit të Mynihut këtë javë në Leverkuzen. Ata fituan 2:5 duke marrë hak për humbjen që u shkaktoi Bajer Leverkuzen sezonin e kaluar. Ja se si shprehet Rudi Völler, tani drejtor sportiv i Leverkuzenit:

"Kur pas vetëm 10 minutash je 0:2 në disavantazh dhe pak para përfundimit të pjesës së parë je në disavantazh 1:3, atëherë është shumë e vështirë kundër një skuadre kaq të mirë sa ajo e Bajernit. Bëhet i vështirë përmirësimi i rezultatit dhe për këtë gjithçka duhet të funksionojë 100 për qind. Sot nuk ndodhi kështu. Në pjesën e dytë bavarezët thuajse na vunë për fund, sepse treguan klas duke shfrytëzuar brutalisht çdo mundësi që krijohej. Duke qenë se ata e bënë këtë, nuk është për tu habitur që të pësosh një pesëshe."

Fitore shënuan këtë javë edhe:

Herta e Berlinit që mundi 2:0 Ajntrahtin e Frankfurtit;
Shalke 04 që fitoi 1:2 në derbin kundër Borusiës së Dortmundit;
Kaizerslauterni i Ervin Skelës që mundi brenda 5:3 Duisburgun;
Hamburgu që fitoi në Bilefeld kundër Arminiës 0:2;
Këlni me një fitore në Shtutgart 2:3;
si dhe Bremeni po me fitore jashtë fushës së vet 0:2 në Mainc.

Barazim 1:1 përfunduan takimet: Borusia Mënhengladbah / Volfsburg dhe Nyremberg / Hanover.