Futboll
28 Maj 2009Reklamë
Kampioni spanjoll Barcelona është edhe kampioni i ri i Evropës. Në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar mbrëmë në Romë klubi katalunjas e mposhti me meritë Manchester Unitedin me rezultatin 2:0. Nga një gol për secilën pjesë, së pari Samuel Eto’o, e më pas Lionel Messi, bën që në Barcelonë dhjetëra mijëra tifozë deri në orët e vona të natës të festojnë fitoren e klubit të tyre.